Unë e dija që flamuri shqiptar do të grisej në Kosovë

Grisja e flamurit ishte çështje kohe, nga ata që e kanë larguar Kosovën nga Shqipëria si kurrë më parë në historinë e kombit tonë
Kreshnik Spahiu
Loading Icons...
test12

Unë e dija që flamuri shqiptar do të grisej në Kosovë

Kreshnik Spahiu
Loading Icons...

Ajo që pritej, ndodhi.

Dje, flamuri kombëtar shqiptar u shkel me këmbë dhe u shtyp me makinë nga disa të rinj, me sharje anti-shqiptare.

Nuk ndodhi në Serbi.

Nuk ndodhi në Maqedonin e veriut.

Nuk ndodhi në Greqi.

Dje, flamuri kuqezi u përdhos atje ku më së shumti është sponsorizuar urrejtja ndaj Shqipërisë vitet e fundit: në Kosovë.

Ndodhi atje ku po kërkohet ndarja nga kombi shqiptar dhe po kultivohet ideja e një “kombi kosovar”.

Ndodhi atje ku prej gjashtë muajsh vendi është pa qeveri dhe pa Kuvend.

Ndodhi atje ku janë mbyllur dyert për Qeverinë e Shqipërisë.

Ndodhi atje ku mosmirënjohja ka shkelur bukën e ngrënë të aleatëve që krijuan shtetin e Kosovës.

Ndodhi atje ku vranë dhe spiunuan njëri-tjetrin, dhe çlirimtarët i dërguan në burgje.

Ndodhi atje ku është shpallur luftë ndaj të gjitha partive shqiptare – në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi.

Ndodhi atje ku qeveria e konsideron opozitën shqiptare më armike se Beogradi.

Ndodhi atje ku është harruar nderi që u bënë Amerika dhe Europa.

Ndodhi atje ku e harruan mikpritjen e Shqipërisë kur Serbia i dëboi dhe përdhunoi.

Sot policia e Kosovës sapo i liroi autorët e këtij akti të turpshëm.

Ata harruan mijëra vite luftë për flamurin kombëtar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Harruan sa gjak është derdhur për flamur e për Shqipëri.

Ata nuk janë fëmijë të mitur, por një rini e gjakprishur, e helmuar nga ata që kanë shtrembëruar dashurinë për atdheun dhe simbolet kombëtare.

Ata harruan nënën Shqipëri.

Unë kisha kohë që e prisja të ndodhte poshtërimi i flamurit kuqezi, sepse Kosova është në duart e politikanëve faqezi.

Grisja e flamurit ishte çështje kohe, nga ata që e kanë larguar Kosovën nga Shqipëria si kurrë më parë në historinë e kombit tonë.