1.
Shqipnia ka hjekë dorë nga nacionalizmi etnik dhe sigurt po shkon drejt integrimeve europeane.
Kurse shumë kosovarë me nji tallaz të ri patetik-karikaturial të nacionalizmit arkaik, edhe pse i kanë punët pis në sh’pi, jo vetëm në politikë, por ata kanë ra në nji pellg ndytsinash (edhe kulturalisht) shesin kopalla se sa antiserbë e shqiptarë të mdhaj që janë, në kohë paqje!?
Të fundit në botë në testin PISA ata shesin mèn dhe pa asni kapacitet dije ata “i msojnë” edhe euroamerikanët se si duhet të sillen!?
Në kohën kur ushtarë të NATO-s ua ruejnë bythët!
2.
Kosova për shkak të nji drejtimi të keq që i kanë dhânë elitat etnonacionaliste e injorante si dhe lidershipi i saj i paaftë, nuk po munet me e shmangë nji lloj nacionalizmi folklorik (fashizmi pa thoj!?) pra ka marrë pozicion kundër integrimeve, madje në disa aspekte kosovarët po e sabotojnë shtetin e tyne, tue e rreknye n’humnerë – jo veç për hirë të trashëgimisë së rândë – po helbete për me u doktë trima ndonëse janë sall mburravecë histerikë.
Këta palonacionalista nuk po manifestojnë veç kundër Serbisë porse, kundër BE-së dhe vlerave të përbashkëta!?
3.
U hallakatën nacional-folkloristat e Kosovës pse policia shqiptare hoqi flamujt dhe veshjet me simbolin e UÇK-së, sepse duen me i bâ qeder Shqipnisë, megjithë rregullat strikte të UEFA-s, që nuk lejojnë manifestim të nacionalizmit dhe mesazheve politike në sport.
Ashiqare që flamuri shqiptar e ka derivu këtë të UÇK-së, e pse manifestuesit kosovarë duen sherr!?
Lufta âsht kry qe 26 vjet!
Flamuri i UÇK-së âsht për fushëbetejë jo për fushë sporti.
Dhe i turren nji polici patriot të shtetit të tij, i cili nuk lejon damtimin e interesave të shtetit për hesape të kuazi patriotave kosovarë, t’humbun në historinë e re, kur nuk kuptojnë se shtetet duhet të sillen përgjegjshëm, konform rregullave ndërkombëtare.
Shqetësues fjalori ekstremist (i modelit serbian) i disa komentatorëve e kinsegazetarëve kosovarë!
Ky nuk âsht patriotizëm, por zdral e tym i viteve ’90.
PS.
Më gzon loja ‘fair play’ e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë dhe organizimi i mirë i këtij eventi sportiv.
Ndonëse portalet shoveniste të Beogradit vluen nga titujt kundërshqiptar, UEFA âsht ajo që vlerëson integritetin e lojës.
Përfituen shqiptarët!
Shqipnia ka shku larg nesh dhe në drejtimin e duhun!