Opinione / Politikë

Rusia nuk e ka demografinë për të hyrë në luftë


Brent Peabody Brent Peabody është diplomant në Harvard Kennedy School, ku studion energjinë dhe politikat trans-Atlantike

Prej fillimit të viteve 1990, në Rusi pati një rënie të ndjeshme të lindjeve dhe pikërisht këto, mund të ndikojnë radikalisht ambiciet ruse.

Pjesën më të madhe të 2021-shit, Rusia e shpenzoi duke mbledhur trupat në kufirin me Ukrainën. Ky në fakt ka qenë edhe kryetitulli më i hasur i vitit për rusët.

Por, teksa presidenti Vladimir Putin kërcënonte Kievin, Moska u përball me rënien më të madhe të demografisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Thuajse 1 milion persona. Ky ishte bilanci i humbjeve në demografinë ruse në intervalin Tetor 2020-Shtator 2021.

Është e vërtetë se një pjesë mund të lidhet me vdekjet nga COVID-19, pasojat e të cilit kanë qenë shkatërruese në Rusi. Megjithatë, kjo nuk është një anomali njëqelizore.

Në të kundërt, ishte një rezultat i një trendi afatgjatë, i cili mund të manifestohet përgjatë gjithë dekadës tjetër.

Rusia po përgatitet për një periudhë rënëse dhe të dhimbshme për demografinë e saj.

Kjo, do ta bëjë planin e saj të politikave të jashtme më të ndërlikuar.

Rrënjët e kësaj rënieje datojnë që në 1990-ën. Kaosi i tranzicionit post-sovjetik ka qenë po ashtu ndikues, me kalimin nga një ekonomi e centralizuar në atë kapitaliste të tregut të lirë.

Ndryshimi radikal ekonomik, ndikoi masivisht në disa faktorë. Papunësia, alkoolizmi, pasiguria, të gjitha u bashkuan dhe goditën shoqërinë ruse.

Në fakt, jetëgjatësia e pritshme e meshkujve atje, është ndër më të ulëtat në botë.

Prej vitit 1993 deri në 2007, lindshmëria ra nën 1.5. Kjo shifër është shumë më e ulët se sa 2.1-shi, i kërkuar për të mbajtur popullatën në të njëjtin nivel, pa rënie.

Efektet e kësaj rënieje dramatike të lindshmërisë, po bëhen shumë të dukshme vetëm tani.

Këtë aspekt e tregon fare mirë piramida ilustruese e popullatës ruse.

Ka rreth 12.5 milionë rusë, të cilët janë të grupmoshës 30 deri në 34 vjeç dhe të cilët kanë lindur në periudhën e fillim-kolapsit. Rreth 6.5 milionë të tjerë, kanë lindur pikërisht në vitet kaotike të pas-rënies së Bashkimit Sovjetik. Pra, grupmosha e sotme 20 deri në 24 vjeçe.

Me këtë numër të paktë të njerëzve në intervalin moshor më të mundshëm për të pasur fëmijë, rënia e saj e mëtejtshme është thjesht e garantuar.

Vitet 2010 e panë Rusinë me një shtim popullate neutral, pra lindshmëria u ngjit. Kjo vijoi deri në vitin 2019 dhe më pas gjatë 2020-ës, mori të tatëpjetën.

Ishte pikërisht COVID-19, ai i cili e tregoi realisht se çfarë po ndodhte me popullsinë ruse. Fakti se pati përpjekje për të shpërndarë lajme të rreme mbi vaksinat në vendet perëndimore, ndikuan negativisht së brendshmi në Moskë.

Niveli i vaksinimit tek rusët është ndër më të ulëtit në botën e zhvilluar. Kjo nënkupton se popullsia është e pambrojtur. Sistemi imunitar më i dobët. COVID-19 më goditës dhe sistemet më vulnerabël.

Rrjedhimisht, vdekshmëri më e lartë!

Qeveria thotë se janë 300 mijë vdekje nga virusi. Burimi prej tyre, nuk është shumë i besueshëm as brenda Rusisë, e jo më globalisht.

Një tjetër përllogaritje – më e besueshme – nga media “Economist”, shifrën e të vdekurve nga coronavirusi e nxjerr me gjashtë zero – mbi 1 milion.

Vdekjet për frymë, më të larta se çdo shtet evropian, përtej Bullgarisë, e cila mban rekordin.

Është e mundshme se emigrimi mund të ketë shtuar po ashtu pasoja në statistikat e tkurrjes së popullatës. Mirëpo, nga ish-vendet sovjetike, shumë emigrantë shkojnë drejt territorit siberian.

Vitet e fundit, ka pasur edhe thirrje nga instancat, që personat me kombësi ruse, të kthehen në atdhe.

Gjithsesi, edhe pse një emigrim i tillë mund ta ndihmojë Rusinë, rënien demografike, nuk mund ta ndalojë.

Dhe kjo e fundit, mund të jetë arsyeja e prishjes së planeve të Putin-it në politikat e jashtme.

Nëse vendoset një ndërhyrje në rajonin ukrainas të Donbass-it, kjo mund të kushtojë shumë jetë ushtarësh rusë. Mbi të gjitha, kur Perëndimi ka paralajmëruar qartë se do të veprojë.

Ashtu si veproi me aneksimin e rajonit të Crimea-s, Putini nuk mundet të ndërhyjë më! E vetmja mundësi, është ajo e ndërhyrjes ushtarake.

Shto këtu, edhe faktin se Perëndimi mund të shtojë më tej sanksionet dhe dëmet ekonomike ndaj Kremlinit, që do ta përkeqësonin më tej situatën.

Pra, sado që pozita ruse të duket e fortë, ajo mund të jetë më e dobët se sa e mendojmë. Arsyeja mbi këtë fakt, mund të jetë pikërisht dobësia demografike.

Vetë nevoja për më shumë njerëz, mund të tregojë qartazi arsyen se pse Putini kërkon ndërhyrje në Ukrainë.

Ai e ka pohuar se një territor rus i shpopulluar, është gjëja që e tremb më shumë.

Demografia dhe hija e gjatë e viteve 1990, janë ato mbi të cilat Kremlini mund të reflektojë. Edhe ambiciet e të ardhmes për Moskën, peshohen nga e shkuara e afërt.


Lajmet kryesore