Opinione / Ekonomi

Rruga e vetme për të shmangur katastrofën natyrore


George Monbiot Kolumnist i Guardian dhe autor i Feral, Epoka e pëlqimit dhe jashtë rrënojave: një politikë e re për një epokë krize

Në ditët e sotme, politikanët janë të fokusuar të diskutojnë rreth krizës mbi klimën dhe asaj mbi biodiversitetin.

Por, përballë elementeve degraduese, si: ndotja, shpyllëzimi, peshkimi i tepërt dhe shkatërrimi i tokës, duket se “heshtin”.

Është e pamundur të vazhdohet me nivelin aktual të aktivitetit ekonomik, pa shkatërruar mjedisin.

Sistemet e tokës sulmohen nga gjithçka në të njëjtën kohë.

Le të sjellim në vëmendje situatën e Balenës së Djathtë të Atlantikut të Veriut. Një nga speciet më të rrezikuara në mënyrë kritike.

Balena e Djathtë e Atlantikut të Veriut

Një arsye tjetër është lindshmëria e ulët e Balenave të Djathta të Atlantikut të Veriut.

Për shkak të mbeturinave, të grumbulluara në trupat e tyre, ka të ngjarë të zvogëlojnë pjellorinë.

Një tjetër arsye, mund të jetë ndotja akuistike.

Për shkak të zhurmës që krijohet në oqean nga motorët dhe sonaret e anijeve, urat e komunikimit mes balenave, këputen.

Ju mund ta quani rënien e shumimit tё Balenës së Djathtë të Atlantikut të Veriut një krizë transporti, një krizë peshkimi, një krizë klimatike, një krizë acidifikimi, një krizë ndotjeje apo një krizë zhurme.

Megjithatё, të gjithё këta faktorё janё një “krizë e përgjithshme” e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.

Hidhini njё sy situatёs sё molave në Mbretërinë e Bashkuar. Ne e dimë se lloji i tyre po dëmtohet nga pesticidet.

Pavarёsisht, ndikimi i këtyre toksinave është hulumtuar, me sa kam arritur të zbuloj, vetëm individualisht.

Studimet e bletëve tregojnë se kur pesticidet kombinohen, efektet e tyre janë sinergjike.

Me fjalë të tjera, dëmi që secili shkakton nuk shtohet, por shumëfishohet.

Kur pesticidet kombinohen me fungicide dhe herbicide, efektet shumëfishohen përsëri.

Njëkohësisht, vemjet e molës po humbin bimët e tyre ushqimore, falë plehrave dhe shkatërrimit të habitatit.

Kaosi klimatik gjithashtu ka ndikuar te cikli i tyre riprodhues.

Zbulimet e fundit, tregojnё se, ndriçimi i tepёrt ka sjellё efekte shkatërruese në procesin e tyre të mbarështimit.

Kalimi nga dritat e rrugës me natrium portokalli në LED të bardhë kursen energji, por spektri i tyre më i gjerë i ngjyrave rezulton katastrofik për insektet.

Fenomeni po përhapet me shpejtësi, madje edhe rreth zonave të mbrojtura, duke prekur kafshët pothuajse kudo.

Rastet e kombinuara po shkatërrojnë gjithë sistemet e jetesës.

Kur shkëmbinjtë nënujorë koralorё dobësohen nga industria e peshkimit, ndotja dhe zbardhja e shkaktuar nga ngrohja globale bёhen më pak të aftë të përballojnë ngjarjet ekstreme të klimës, të tilla si ciklonet tropikale.

Kur pyjet e shiut copëzohen nga prerja e drurit dhe blegtoria, apo shkatërrohen nga sëmundjet e pemëve të importuara, ato bëhen më të prekshme ndaj thatësirave dhe zjarreve të shkaktuara nga prishja e klimës.

Komisioneri Evropian për Mjedisin dhe Oqeanet, Virginijus Sinkevicius, flet gjatë një konference mediatike mbi Ekonominë Blu për Marrëveshjen e Gjelbër në selinë e BE -së në Bruksel, 17 maj 2021

Duhet të pyesim veten: Çfarë do të shihnim nëse do të thyenim barrierat tona konceptuale? Do të arrinim tё dallonim me spektër të plotë sulmet mbi botën e gjallë.

Pothuajse askund nuk ёshtё mё sigurt tani.

Sipas një punimi të fundit shkencor, vetëm 3% e sipërfaqes së tokës konsiderohet “ekologjikisht e paprekur”.

Tё gjithё indikatorёt kanë një shkak të përbashkët: vëllimin e madh të aktivitetit ekonomik.

Ne kemi rritur shumё aktivitetin tonё, aq sa sistemet e botёs sё gjallё nuk po e pёrballojnё dot mё.

Teksa dështimi ynë për të parë tërësinë, tregon se nuk mund ta trajtojmë këtë krizë në mënyrë sistematike dhe efektive.

Kur ne pёrpiqemi tё zgjidhim njё telash, një aspekt tjetёr përkeqësohet.

Për shembull, nëse do të ndërtonim makina të mjaftueshme për pastrimin e ajrit, kjo do të thoshte një valë e re masive e minierave dhe përpunimit të çelikut dhe betonit.

Ndikimi i mënyrave të tilla të ndërtimit po ndodh kudo nëpër botë. Për të marrë vetëm një komponent, nxjerrja e rërës për të bërë beton po shkatërron qindra habitate të çmuara.

Veçanërisht lumenjtë, rëra e të cilëve kërkohet shumë në ndërtim.

Kёta tё fundit janë goditur tashmё nga thatësira, zhdukja e akullit dhe borës në mal, nxjerrja e ujit dhe ndotja nga bujqësia, kanalizimi dhe industria.

Pastrimi i rërës mund të jetë një goditje përfundimtare, fatale.

Po ashtu, edhe sigurimi i materialeve tё kërkuara për revolucionin elektronik që, me sa duket, duhet të na shpëtojnë nga shkatërrimi i klimës.

Tashmë, nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve të nevojshme për magnet dhe bateri po hedh në habitate mbeturina, duke shkaktuar kriza të reja ndotjeje.

Siç tregon artikulli i tmerrshëm i Jonathan Watts në “The Guardian” këtë javë, kompanitë po përdorin krizën klimatike si justifikim për nxjerrjen e mineraleve nga thellësia e oqeanit, shumë kohë para se të kemi ndonjë ide se cilat mund të jenë ndikimet.

Nëse ata nuk e ndalojnë vrullin e rritjes ekonomike, rezultati neto do të jetë një dëm gjithnjë e më i madh për botën e gjallë.

Turbinat e erës siluetohen në agim në një fermë me erë në Collarmele, pranë L’Aquila, 30 shtator 2021.

Kudo, qeveritë kërkojnë të rrisin ekonominё. Boris Johnson këmbëngul se “një rimëkëmbje globale nga pandemia duhet të jetë e rrënjosur në ekonominë e gjelbër”.

Megjithatё, nuk ka asgjë të tillë, si rritja e gjelbër. Rritja po fshin të gjelbrën nga toka.

Ne nuk kemi asnjë shpresë për të dalë nga kjo krizë nëse nuk zvogëlojmë në mënyrë dramatike aktivitetin tonë ekonomik.

Pasuria duhet të shpërndahet, pavarësisht se një botë e kufizuar nuk mund t’i kënaqë të pasurit.

Mbajtja e sistemeve tona të jetës do të thotë, të bëjmë më pak nga pothuajse gjithçka.


Lajmet kryesore