Opinione / Sport

Rikthimi i ngadaltë i Massimiliano Allegri-t te Juventus-i


Daniele Verri Gazetar

Kur Max Allegri u kthye te Juventus-i gjatë verës, të gjithë në Torino e pritën që rikthimi i tij do të sjellë gjithashtu një rikthim të menjëhershëm të klubit në rrugën e trofeve.

Pesë Serie A me radhë, një numër i madh i kupave dhe superkupave italiane, e kishin shndërruar Allegri-n në një ndër trajnerët më të adhuruar në Evropë.

Largimi i tij në vitin 2019, u duk si fundi natyral i një epoke.

Kurse, rikthimi i tij, ishte një vërtetim që klubi i çoi dëm dy vjet.

Shpresa e drejtuesve të klubit ishte që ai menjëherë do ta kthente skuadrën në luftën për Serie A, pasi vitin e kaluar ata e humbën titulli pas nëntë sezoneve dominim.

Por, deri tani, rikthimi i ëndrrave, duke si një makth me sy hapur.

Një javë më parë, Juventus-i ishte në zonën e mbijetesës, pa fitore pas katër ndeshjesh.

Fitoren e vuajtur në 3-2 në fushën e Spezia-s, Allegri e konsideroi si një fitore që “vlen gjashtë pikë” në luftën për mbijetesë.

Një javë më vonë, pas dy fitoreve radhazi, Juventus-i është në gjysmën e parë të tabelës dhe përballen me kampionët e Evropës, Chelsea-n, me shpresën për të konfirmuar formën e mirë.

Pse ka pasur vështirësi Allegri që të ketë ndikim të menjëhershëm?

Ndryshe nga viti 2014, kur ai morri një ekip kampionësh nga Conte, tani ai ka për detyrë rindërtimin e një “kalaje të rrënuar”.

Maurizio Sarri e fitoi titullin në vitin 2019, në sezonin e tij të vetëm si Juventus-i, por ai nuk ishte fare zëvendësues i denjë i Allegri-t.

Sarri nuk arriti të kishte marrëdhënie të mira me Ronaldo-n dhe Chiellin-in, mirëpo pasardhësi i tij, Pirlo, ishte edhe më keq.

Pirlo përfundoi vetëm i katërti në tabelë, duke u dukur më shumë si një trajner i përkohshëm.

Edhe pse kishte shumë zgjidhje në merkato, për Juventus-in, zgjidhja më e mirë ishte ribashkimi me të mirat e të kaluarës.

Një nga sfidat më të mëdha të Allegri-t, është që të gjejë 40 gola, të cilat i humbi me largimin e Cristiano Ronaldo-s te Manchester United.

Sfida tjetër, është rikthimi i mentalitetit të fortë në mbrojtje.

Muri, që dikur ishte i pathyeshëm, tani është një gardh pa derë.

Buffon-i dhe Barzagli ka kohë që janë larguar, Chiellini dhe Bonucci nuk janë më të njëjtit dhe De Ligt ende nuk ka përfuar në raport me pritshmëritë.

Ky problem, shfaqet edhe në fushë.

Në gjashtë ndeshje këtë sezon, Juventus-i ka pësuar dhjetë gola. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte në vitet e 80-ta.

Po ashtu, Juventus-i ka pësuar në 20 ndeshjet e fundit në Serie A, gjë që s’kishte ndodhur për më shumë se gjashtë dekada.

Po të mos mungonte largimi i Cristiano-s, Juve-s nuk i kanë ndihmuar as lëndimet. Dybala dhe Morata janë lënduar, dhe dyshja sulmuese do të mungojë së paku një muaj.

Ata janë golashënuesit më të mirë të skuadrës, kështu që mungesa e tyre do vihet re, pa dyshim.

Mesfusha nuk po punon mirë po ashtu, sipas Allegri-t.

“Rabiot duhet të tentojë 30 herë në një ndeshje, por ai duhet të dërgojë topin në rrjetë, jo çdo herë mbi shtyllë”.

Shpresa e vetme është Manuel Locatelli, fantazisti i Italisë në EURO 2020, që erdhi këtë verë nga Sassuolo.

Shkurt, siguria në mbrojtje është zhdukur, kreativiteti mungon dhe sulmi është “zonë në ndërtim”.

“Dhe ata duan të luajnë për Juventus-in”, tha Allegri i nervozuar duke u larguar nga fusha përballë Milan-it në barazimin 1-1.

Mirëpo, fitorja përballë Spezia-s dhe Sampdoria-s, i jap sado pak shpresë zonjës së vjetër.

De Ligt (22), Kulusevski (21) dhe Chiesa (23), dhurojnë shpresë se e ardhmja në “Allianz Stadium” është e ndritur.

Ata ende duhet të tregojnë se janë të denjë për fanellën bardhezi, por askush se mohon kualitetin e tyre.

E njëjta mund të thuhet edhe për Moise Kean, që këtë verë u rikthye nga Everton-i me kërkesën e Allegri-t.

Duke e ditur se “ringjallja” duhet të nis nga fillimi, Allegri ka filluar me një formacion 4-4-2 pragmatik, me Juventus-in që mbrohet shumë dhe kërkon të godasë me kundërsulme.

Sonte do të shihet nëse përmirësimet e vogla të javëve të fundit do ta shqetësojnë skuadrën kampione të Evropës.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse kjo ndeshje ka ardhur shumë herët, me Allegri-n që po mundohet të implementojë një mentalitet fituesi te disa futbollist që ende se njohin mirë shijen e fitores.

 


Lajmet kryesore