Opinione / Politikë

Putin, një “i hazdisur” në tërbim, kërcënon të fillojë një luftë që askush nuk e dëshiron


Simon Tisdall Simon Tisdall është komentues i politikave të jashtme për “The Guardian”

Termi “rogue male” (i hazdisur), përcakton një elefant në tërbim e sipër, por mund të përdoret figurativisht edhe për të përshkruar një vetmitar të zemërakullt tërësisht jashtë çdo kontrolli.

Mundet që, Vladimir Putin, të ketë një anë të butë. Nëse po, ajo është e fshehur mirë.

Presidenti rus kornizohet shumë mirë në profilin e një të hazdisuri – i paskrupullt, vicioz, dinak dhe gjithnjë gati t’ja bëjë dëmin njerëzve apo shteteve të tjera.

Shumë përpjekje janë dashur të bëhen kohët e fundit, për të kuptuar qëllimet e Putinit mbi kërkesën për të nisur një luftë të gjerë në Ukrainë.

Shpreson ai të rikthejë lavdinë e shkuar sovjetike apo kërkon të thyejë trajektoren pro-perëndimore që Kievi po merr? Ka të bëjë me trashëgiminë e tij historike për të përsëritur një kërcim zgjedhor si Crimea? Të tilla teori mbartin peshë, por të gjithave i mungon një pikë thelbësore.

Putini është dhe ka qenë gjithnjë një bandit i pakëndshëm, i vetëkënaqur, i pandershëm e i stërvitur nga KGB-ja, qëllimi kryesor i të cilit në jetë, përveçse të ruajë pushtetin, është të dobësojë dhe të ndajë demokracitë perëndimore.

Sjellja e tij, e cila ngjan me hakmarrjen, është sa emocionale, aq edhe racionale.

Ukraina është thjesht operacioni i tij më i fundit sabotues. Nëse ai e shpie rrugën e tij drejt përmbushjes, misioni i tij njëqelizor për të krijuar një sferë të përditësuar të influencës ruse me kufizuese shtete kukull, do të përshpejtohet.

Ndalesa tjetër, republikat baltike, Ballkani, apo edhe një Poloni vazhdimisht e izoluar politikisht.

Fenomeni i “rogue male” është i zbuluar mrekullisht në novelën e Geoffrey Household, shkruar në vitin 1939, me po të njëjtin titull, në të cilën një gjahtar i vetmuar i vendos vetes misionin të vrasë një diktator të paemër (i supozuar si Hitleri) – një i hazdisur duke ndjekur një tjetër.

Libri amplifikon një prej skenarë fiktivë më të mëdhenj që mund të kishin ndodhur në histori: Nëse, me liderin nazist të vdekur, ne mund të kishim shmangur luftën.

Askush, me sa dimë ne, nuk është duke u përpjekur të vrasë Putinin për të shmangur luftën në Ukrainë – çdo liberal i mirë do ta kishte dënuar si ide. Fatkeqësisht, ai vetë nuk ka shpërfaqur skrupuj të tillë, kur ka bërë të heshtin kritikës dhe kundërshtarët e tij në 20 vjetët e fundit.

Alexander Litvinenko, Anna Politkovkaya dhe Boris Nemtsov, janë tre prej të shumtëve.

Pra, pyetja tanimë është se si mund ta kurojmë RMS-në (rogue male syndrome) nga e cila Putini vuan dukshëm.

Thjesht mendojeni. Thuajse i vetëm, ai ka sjellë në dritë gjithë konfliktet mes lindjes dhe perëndimit pas epokës sovjetike.

Kush i dërgoi trupat në kufi? Kush po i lëshon ultimatume NATO-s? Kush po jep shenja se do të dërgojë armë bërthamore në vende si Venezuela dhe Kuba e mban lojën e Iranit?

Është Putini!

Ndërsa liderët perëndimorë të panikuar shpërndahen si pilotë avionësh luftarakë (pa të njejtin destinacion), një ajër i lehtë ekzagjerimi dhe hiperbolizimi teatror qëndron rreth veprimeve ruse.

Putinit me siguri po i pëlqen parehatia e Perëndimit. Ai ka bërë tashmë fitime të mëdha në gjeopolitikë. Por, a e ka seriozisht gjithë çështjen e pushtimit?

Është e dukshme se liderët perëndimorë nuk duan të kapen mbi Ukrainën, po aq sa me Crimean në vitin 2014. Bashkimi Evropian nuk ka unitet mbi çfarë të bëjë, me koalicionin e fragmentarizuar me Gjermaninë dhe me mënyrën se si Brukseli e ka lënë veten të anashkalohet, është e turpshme, por treguese.

Megjithë fjalët e forta, edhe NATO po përmbahet.

Sa për presidentin amerikan, Joe Biden, ai u zotua se do të mbyllte luftëra, jo të angazhohej në të reja.

Ukrainasit, natyralisht, janë kundër të qenit të pushtuar sërish. Liderët e tyre kanë arritur me sukses të ngrenë objektin e krizës dhe të marrin asistencë të shtuar ushtarake nga SHBA-të dhe Britania.

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, do që sanksionet ndaj Rusisë të vendosen menjëherë. Por, ashtu si Evropa lindore, preferenca e qartë e Kievit, është ajo e shterrimit të luftës.

E njëjta gjë ndodh me Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, qartësisht të shqetësuara që nëse një shtytje e tillë vjen nga Rusia, mburoja e NATO-s nuk do të jetë aq e pathyeshme sa mendohet.

Në Tajvan, frikësohen se pushtimi i Ukrainës, mund të krijojë një precedent. Por, presidenti kinez, Xi Jinping, është një kundërshtar më i brishtë se Putini. Ai nuk do të angazhohet në luftë me Perëndimin. Të paktën jo tani.

Shqetësimet e Rusisë mbi qëllimet e NATO-s dhe e ardhmja e anëtarësimit ukrainas, moldav dhe gjeorgjian, nuk janë të pabaza. Por janë të fryra.

Nëse lufta vjen, do të ritheksojë një trend pro-perëndimor, të cilin Putini nuk e pëlqen aspak. Por, siç e tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në Berlin javën e shkuar, ka një vullnet të natyrshëm të Perëndimit për të adresuar shqetësimet e rusëve.

Në shumatore, as shqiponjat e Moskës dhe as militarët e Donbass-it, nuk duan të ketë përshkallëzim të konfliktit. Po aq e qartë, është që nëse situata shkon në konflikt, Ukraina do të shkruhet si një luftë e një njeriu të vetëm, e provokuar, e persektuar dhe nën pronësinë publike të Vladimir Putin.

Perëndimi është bashkëfajtor në këtë krizë. Liderët perëndimorë e kanë ditur se çfarë njeriu është Putini që prej luftës së dytë brutale në Çeçeni. Ai pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 dhe aneksoi Crimean në 2014-ën.

Ai ka mbikqyrur hedhjen e armëve kimike në Siri, operacione kibernetike në Evropë, zgjedhje antidemokratike dhe shumë vrasje e helmime.

Prapë, perëndimorët, në pjesën më të madhe të rasteve, e trajtojnë atë si një udhëheqës normal.

Nëse ai e sulmon ose jo sërish Ukrainën, direkt ose indirekt, Putini është kërcënim global i sprovuar. Ai u hazdis vite më parë. Sjellja e tij sa vjen e kthehet në më kërcënuese. Pra, çfarë kurthi elefanti do të na duhej për ta shtënë në çark? Si mund ta lidhim atë?

Filloni duke thënë se Putini është një pari ndërkombëtare. Lëshoni disa procedime universale juridike ndaj implikimeve të tija në vrasje jashtë vendit, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sanksiononi vasalët e tij. Shkoni pas parave të tija. Limitojani kontaktin diplomatik. Gjeni rezerva alternative energjie.

Ndihmoni demokratët si Alexei Navalny, t’ja heqin Rusinë prej duardh atij.

Në fjalë të pakta, hiqeni mënjanë.

Bota ka qenë këtu më parë, shumë herë. Një burrë i vogël i telendisur nuk mund të lejohet të rikthejë luftëra që askush nuk i do.

Mesazh Putinit, nga njerëz paqësorë dhe ligjzbatues kudo: Hazdisu!


Lajmet kryesore