Opinione / Jetesë & Stil

Pse e dyshojmë kaq shumë suksesin tonë?


Julia Carpenter Shkrimtare në Wall Street Journal

“Nuk e di çfarë bëj kur vie puna të menaxhoj paratë e mia”

“Nuk e meritoj të fitoj/kursej/shpenzoj kaq shumë”

“Thjesht e di se eventualisht do ta rrënoj këtë punë”

Këto janë disa prej mendimeve që më shkojnë ndërmend kur e hap aplikacionin e llogarisë time bankare, ose kur kontrolloj kreditë e mia – unë, një raportues personal-financiar në “The Wall Street Journal”.

Vetëbesimi në punën që bëj dhe vetëbesimi në finanat e mia janë dy gjëra të ndryshme. Dhe s’jam i vetmi që ndihet i pasigurt kur bie puna te menaxhimi i parave.

Gjersa diskutojmë trajektoret dhe ndjenjën e të përkatësisë në shoqëri, shumë prej gjeneratës time të këtij mijëvjeçari janë të njohur me ‘sindomrin e vetëmashtrimit’, fenomenin e dyshimit ndaj suksesit të fituar me djersë, dhe të ndjenjës se jemi si mashtrues në disa hapësira.

Këso mendime vetë-shkatërruese mund të depërtojnë edhe në ndjenjat për financat tona – dhe shumë shpesh edhe ndodhë për gjeneratën e këtij mijëvjeçari.

Një prej burimeve të këtyre ndjenjave pasigurie në gjeneratën e këtij mijëvjeçari janë pasojat e recesionit të 2008-ës. Në atë pikë mijëvjeçarët ose ishin në fillim të karrierës ose ende në shkollë, kështu që ata kishin pak ose hiç fare përvoja për tu risiguruar. Më shumë se një dekadë – edhe një recesion tjetër – e më vonë, shumë prej tyre ende hezitojnë të pohojnë suksesin e tyre të themeluar.

“Ata gjithmonë ndiejnë që gjërat do të shkatërrohen financiarisht”, thotë zonja Germano. “Unë kam klientë që fitojnë shumë para, por përsëri shqetësohen se mos humbin gjithçka.”

Kjo frikë do të thotë se do ta keni të vështirë për të marrë vendime fitimprurëse ose ti besoni vendimmarrjes tuaj. Këtë e ndjej në vetë jetën time: shpesh bie në agoni për shkak të lëvizjeve që në dukje paraqiten si të thjeshta financiare dhe vazhdimisht vë në dyshim instiktet e mia.

Për më tepër, hendeku i zgjeruar midis atyre që mundën të mbështesnin stabilitetin e tyre financiar gjatë pandemisë dhe atyre që nuk mundën, mund të rrisë një ndjenjë më të madhe të kësaj sindrome mashtruese financiare, thotë zonja Germano. Ndjenja e fajit te ata që u pasuruar gjatë pandemisë është një fenomen i zakonshëm në këto kohë, dhe mundet që fare lehtë të sjellë dyshimin se a e kanë merituar të jenë kaq me fat.

“Ka shumë njerëz që nuk po vuajnë gjatë Covid-it dhe kanë qenë në gjendje të bëjnë progres,” thotë ajo. “Padyshim që mund të ndihet e çuditshme” për ata që kanë shpëtuar të padëmtuar dhe ndoshta edhe që ishin në gjendje të kursenin më shumë para se kurrë më parë, të paguanin ngarkesat dërrmuese të borxheve ose të arrinin ëndrrën e tyre për të pasur një shtëpi.

E vërteta vs perceptimi

Sindromi i vetëmashtrimit është më i përhapur se sa që mendojnë shumica. Studimet tregojnë se deri në 82% të njerëzve raportojnë se janë ndjerë si mashtrues në një moment të jetës së tyre, sipas “Journal of General Internal Medicine”. Këto ndjenja janë veçanërisht të zakonshme midis grupeve të pakicave dhe grave.

Në letër, nuk kam nevoj të vendos mendime të tilla negative për statusin tim financiar. Nuk kam borxhe të mëdha për të paguar, shifrat e kredive të mia janë mirë dhe llogaria ime e kursimeve – guxoj të them – ka përfituar nga shkurtimet e kostove për udhëtime, darka, dhe argëtimit, që kam bërë gjatë pandemisë.

E di sa kam marrë vendime të mira financiare për të arritur në këtë pikë. Por, pse dyshoj vazdhimist për dijen time financiare?

Gjëra e marrë – dhe e tinëzare – për sindromin e vetëmashtrimit është se fshehë të vërtetën. Sigurisht, unë jam mirë, gjë që për mua është krejtësisht e qartë kur flas me miliona amerikanë që e kanë vuajtur keq gjatë vitit të kaluar në pandemi me rroga të ulëta, të shkarkuar nga puna, ose të ngarkuar me përgjegjësi edhe më të mëdha, me borxhe të grumbulluara dhe obligime financiare. Kush jam unë të vë në dyshim nëse po menaxhoj mirë financat e mia, kur kaq shumë njerëz janë ende duke u munduar për tu ringritur në këmbë.

Epo, për një gjë, unë jam një grua. Historikisht dhe kulturalisht, shumica e modeleve që unë shoh për njerëzit që janë të suksesshëm financiarisht nuk janë si unë, një problem i ndarë në një masë më të madhe nga njerëzit me ngjyrë. “Është kjo ndjenja se nuk i përkas këtij vendi. Njerëzit që ishin këtu para meje nuk ndiheshin kështu siç ndjehem unë”, thotë Sarah Behr, një planifikuese financiare me bazë në San Francisko dhe themeluese e Simplify Financial. “Ndërsa, burrat e bardhë e shohin veten e tyre si të suksesshëm qysh në moshë shumë të re.”

Kjo gjë natyrisht se nuk do të thotë se sindroma mashtruese nuk mund ti afektojë burrat e bardhë ose dikë tjetër. Por pa pasur aq shumë modele të suksesit të fortë financiar dhe besimit për tu lidhur, gratë dhe njerëzit me ngjyrë ka më shumë të ngjarë të luftojnë me ndjenjën si një mashtrim ose një skemë e jashtme, dy shenja këto dalluese të sindromës mashtruese financiare.

Në punën e saj si trajnere financiare, znj. Germano thotë se shpesh dëgjon klientë të ndihen si në faj për suksesin e tyre financiar ose hezitojnë ta përcaktojnë atë si të tillë.

“Ekziston një tendencë për t’ia atribuar sukseset tona fatit:” Ne ishim me fat, ishim të privilegjuar “, thotë Melissa Whitson, profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e New Haven në Connecticut. “Por ne nuk mund ta pranojmë faktin se jemi të aftë ose po punojmë shumë”.

Të gjesh ndihmë

Vërejtjet e Prof. Whitson më kujtuan një bisedë që pata me një grua në fillim të vitit të kaluar. Gjatë 10 viteve të fundit, ajo kishte arritur të paguante 50,000 dollarë të borxhit studentor – një fitore monumentale, por që luftonte me ndjenjat e saj për ta festuar. Ajo ende ndjehej sikur disi po “ngatërronte” paratë e saj ose po dështonte kur krahasohej me njerëzit e tjerë të moshës së saj.

“Do të doja të ekzisonte ndonjë kuiz që do të më tregonte se po bëj githçka mirë”, më tha ajo. “A po bëj mjaftueshëm? A duhet të bëj më shumë? A munden dikush vetëm të më thotë se jam duke bërë mirë?”

Por ti, pikërisht këtë je duke e bërë, i thash unë, duke ia rikujtuar vendimet e zgjuara që ka marrë.

Por ajo grua thjesht nuk mund ta internalizonte sigurimin që ia dhash. Sinqerisht, unë e kuptoja përvojën e saj; që të dyja ishim robër të sindromës së vetëmashtrimit financiar.

Për fat të mirë për ne dhe të tjerët, ka mënyra për të larguar dyshimet dhe për të rimarrë mendimet tona. Prof. Whitson rekomandon që të kontaktoni një mentor të besuar dhe të bëni pyetje në lidhje me rrugët e tyre financiare. Ka shumë mundësi që shumë nga mentorët tuaj – përsëri, veçanërisht gratë dhe njerëzit me ngjyrë – kanë luftuar me mendime të ngjashme negative.

“Një mentor mund t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë:” Këto ndjenja janë normale, por nuk bazohen në realitet “, – thotë Prof Whitson. “Mentorët mund të ndihmojnë në normalizimin e kësaj për ne.”

Të flasësh më hapur për këto ndjenja me miqtë dhe bashkëmoshatarët në nivelin tonë mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kontrollimin e realitetit në vetëbesimin tonë. Sapo të mësoni të identifikoni një model mendimi si pjesë e sindromës tuaj mashtruese financiare, Prof. Whitson thotë, ju mund të hiqni mendimin negativ që ju pengon të bëni progres drejt qëllimeve tuaja.

“Ndihmon në heqjen e fuqisë së këtyre ndjenjave”, thotë ajo. “Ju mund të thoni” ekziston përsëri ajo sindromë mashtruese. “Të kesh një etiketë të ndihmon ta kuptosh atë.”


Lajmet kryesore