Opinione / Teknologji

Pajisjet po bëhen më të zgjuara, por a po na bëjnë neve më budallenj?


Adrian Chiles

Në prag të Vitit të Ri pashë Matrix-in për herë të parë. E di që jam pak vonë për këtë, por mendova se ishte lëvizje vendim i mençur. Dhe padyshim paksa shqetësues.

Frika që krijimet e inteligjencës artificiale do të na përflakin qoftë duke na marrë të gjitha punët, ose duke na copëtuar çdo gjymtyrë, ose të dyja bashkë, mbetet prezente.

Mendoj se do të ndodhë, por jo në mënyrën e hamendësuar. Do të ndodhë, jo dhe aq për shkak të inteligjencës artificiale, e cila bëhet përherë e më shumë inteligjente, se sa për shkak se është duke na bërë më budallenj për çdo vit që pason.

E bazoj këtë përfundim në një studim që kam kryer. Ekziston një tjetër unë. Ka të bëj me një funksion gjoja të domosdoshëm, të cilin e kam zbuluar së fundmi në orën time Apple. E kam patur për tre vite atë para se të gjeja këtë karakteristikë, e cila është provë e mjaftueshme e ngadalësimit tim mendor. Funksionon kështu: nëse nuk jam në gjendje të kujtoj se ku e kam lënë telefonin, thjeshtë mund të shtyp një buton që gjendet në orë, i cili e bën telefonin të luajë një melodi gazmore duke zbuluar vendndodhjen e tij.

Si një ngatërrestar i niveleve olimpike, kjo dukej si pajisja më e dobishme e krijuar nga shkenca që nga koha kur janë shpikur lentet e syve. Mendoja se sa herë gjatë ditës nuk mund të gjeja telefonin dhe se sa orë do kaloja duke e kërkuar kur të ishte pa zë. E gjithë kjo, kohë e humbur, të cilën tani mund ta rikuperoja. E gjeta veten duke pritur për ta humbur atë.

Pa dyshim, shumë shpejt isha duke shtypur telefonin, për të gjetur butonin shpëtimtar dhe u gëzova shumë kur dëgjova të tingëllonte. Oh, sa mirë ishte të ndiheshe gjallë në atë çast. Do të ndihesha si një njeri i egër, nëse nuk do të kisha asnjë buton për të shtypur dhe për të zbuluar se ku po binte zilja.

Në fillim, tingëllimi do të ishte i largët. Oh, budalla, e le në dhomën e gjumit. Ose, ja ku je në pallton time në gardërobë. Por, me kalimin e kohës, tingëllimet sa vinin edhe afroheshin. Shpesh, ishin aq afër, sa më bënin të hidhem përpjetë. Shpesh telefoni është nën hundën time.

Më duket se kjo teknologji i ka shkatërruar gjithë zotësitë e mia, tanimë të dobëta, për gjetjen e telefonit. Ka shkuar në të njëjtën mënyrë si aftësia ime e madhe dikur për t’u drejtuar pa ndihmën e satelitëve. Madje, edhe dritën e banjës natën, e kam nga ato që ndizen automatikisht. Mos më gjykoni.

Gjithashtu, kur largohem nga makina e partneres me çelësin në xhep, ajo bllokohet automatikisht. Tanimë, madje, nuk e drejtoj atë aq shpesh. Lehtësia e mbylljes së makinës në hard drive-in tim mendor, është shuar fare. Tani, kur largohem pasi kam ngarë ndonjë makinë tjetër, jo vetëm timen, e lë të shkyçur. Asgjë nga këto nuk do të përfundojë mirë.

Zoti na ruajt, nëse shtyp butonin e gjetjes së telefonit dhe rezulton se Bluetooth-i është i fikur. Ndjej diçka të ngjashme me panikun. Shanset për të gjetur telefonin që nuk tingëllon, janë afër zeros. Mbretëron dëshpërimi. Ironia mizore është se në fund të fundit, mrekullia e gjetjes së telefonit në kyçin tim nuk po kursen as kohë.

Ndërgjegjësimi se mund të gjej telefonin me shtypjen e butonit duket se më ka bërë edhe më keq kur jam duke u kapur fort pas tij. Në përgjithësi, jam mëse i sigurt që kaloj më shumë kohë duke kërkuar telefonin që tingëllon se sa në ditët kur nuk e dëgjoja hiç. Natën e kaluar u arrit një tjetër rekord. Vendosa një gotë verë në vendin e gabuar dhe e gjeta veten duke kërkuar orën për të shtypur butonin “Ku është vera ime?”, buton i cili nuk ka qenë shpikur në kohën e shkrimit.

Përpara se makineritë të bëhen shumë të zgjuara për ne, të gjithë do të jemi shumë të budallepsur për fjalët. Matrix 2050 do të jetë një film i zymtë. Robotët e mërzitur me veten do të na shohin si zombi që kërkojmë mes orendive të vjetra, gjëra të cilat nuk mund t’i gjejmë. Ne duhet të bëjmë një ndalesë të zhvillimit të këtyre aplikacioneve rrezikshmërisht të dobishme përpara se të jetë tepër vonë.

Por, para se ta bëjmë këtë, ndoshta ata mund të sjellim në jetë këto tre të fundit për mua: LocateMySpecs, WhereIsMyWallet dhe FindMyMarbles.


Lajmet kryesore