Opinione / Teknologji

Një argument kundër ‘Cloud aplikacioneve’


Michael Huth

Në dhjetë vjetët e fundit, ne kemi parë ndryshime masive në botë, sa i përket mënyrës si konsumojmë dhe ndërveprojmë më botën tonë. Koncepti i ‘faqeve të verdha’, nuk mund të shpjegohet ndryshe në epokën ku jetojmë, veçse me përpikmëri tallëse dhe të pacipë. Ne jetojmë brenda celularëve inteligjent dhe aplikacioneve.

Ndërkohë që ne lulëzojmë duke pasur pushtetin e informacionit të botës vetëm një prekje larg, ne shpërndajmë çdo shfaqje të privatësisë tonë në këmbim të lehtësisë së të jetuarit në botë.

Kjo linjë që na kufizon dhe na bashkon, është projektuar me pakujdesi dhe llogaritje nga kompanitë e mëdha të teknologjisë gjatë viteve. Kjo, pasi kemi arritur të pajtohemi me atë që kërkojnë nga ne prodhuesit e aplikacioneve, kompanitë e mëdha dhe dyqanet e aplikacioneve.

Të dhënat tona private në Cloud

Sipas kompanisë Symantec, 89% e aplikacioneve tona Android dhe 39% e aplikacioneve tona iOS, kërkojnë qasje në informacione private. Ky përdorim i rrezikshëm, i dërgon të dhënat tona në serverat cloud, si për të amplifikuar performancën e aplikacionit (mendoni për të dhënat e nevojshme për aplikacionet e fitnesit).

Po ashtu, edhe për të ruajtur të dhënat për reklama demografike. Ndërsa kompanitë e mëdha të të dhënave, argumentojnë se ato nuk mbahen për shumë kohë dhe nuk përdoren në mënyrë të keqe. Kur përdorim aplikacionet në telefonat tanë, ne krijojmë një shteg të pamohueshëm të dhënash. Kompanitë zakonisht mbajnë të dhëna në lëvizje, dhe serverat në të gjithë botën vazhdimisht i mbajnë ato të rrjedhshme, larg burimit të tyre.

Pasi të pranojmë termat dhe kushtet që rrallë i lexojmë, të dhënat tona private nuk janë më të tilla. Është një term në Cloud që e ka shmangur mirëkuptimin konkret ndër vite. Duhet të adresohet një dallim midis aplikacioneve të bazuara në Cloud dhe llogarisë në të. Informatika tek “reja”, në nivelet e ndërmarrjes, mendohet të jetë një opsion i sigurt dhe efektive për shumë biznese.

Edhe në vitin 2010, Microsoft-i tha që 70% e ekipit të tij, po punonte për gjëra që ishin të bazuara në re ose të frymëzuara nga “reja”. Kompania parashikoi që ky numër të rritet në 90% brenda një viti. Kjo ishte para se të fillonim të mbështeteshim në Cloud për të ruajtur të dhënat tona më personale, private.

“I vranët” dhe me mundësi konfuzioni

Për t’i shtuar ndërlikim kësaj çështjeje, tekstualisht, ekzistojnë aplikacione, të cilat mbrojnë privatësinë tuaj nga aplikacionet e tjera në telefonat inteligjentë. Duke çjerrë edhe më shumë thelbin e privatësisë, vetë ato, kërkojnë një nivel aksesi, që normalisht do të na çudiste nëse do të ishte ndonjë kategori tjetër aplikacioni.

Merrni parasysh skenarin kur përdorni një çelës për të koduar të dhënat, por më pas duhet të kodoni vetë çelësin për ta bërë të sigurt. Kështu, ju përfundoni me çelësat më të rëndësishëm, të cilët nuk kodohen. Këtu nuk ka fitore. Vetëm gjetja e një të mesmeje te artë kënaqësie, ku aplikacionet tuaja gjejnë aq blerje në të dhënat tuaja private sa gjen mjeku juaj në historinë tuaj mjekësore. Reja nuk është e prekshme, e as diçka që ne si burim të dhënash të mund të kemi ndonjë farë qasjeje.

Çdo kompani ka serverat e veta në cloud. Secili prej tyre mbledh të dhëna të ngjashme. Por duhet të kemi parasysh pse heqim dorë nga këto të dhëna. Çfarë po marrim në këmbim? Na është dhënë mundësia e përdorimit të aplikacioneve që ndoshta e bëjnë jetën tonë më të lehtë ose më të mirë, por që në thelb janë i njëjti shërbim. Është fundi i shërbimit të transaksionit që duhet të ndryshohet.  Zhvilluesit e aplikacioneve duhet të gjejnë një metodë të ofrimit të shërbimeve, e cila nuk kërkon ruajtjen e të dhënave personale.

Ka dy gjëra këtu: e para është krijimi i algoritmeve që mund të funksionojnë në një bazë lokale, e jo të centralizuar dhe të përzier me grupe të tjera të dhënash. E dyta është një ndryshim në qëndrimin e përgjithshëm të industrisë, ku të ofrohen shërbime falas për koston e të dhënave tuaja personale (e cila në fund të fundit përdoret për të nxitur mundësitë e marketingut). Sigurisht, të kërkosh këtë nga çdo kompani e madhe të dhënash, e cila lulëzon në mbledhjen e tyre dhe në procesin e marketingut, është e papërshtatshme.

Kështu që ndryshimi duhet të vijë nga kompani të reja, të gatshme të rrezikojnë e të ofrojnë privatësi në cloud. Ndërkohë. ato ende ofrojnë një shërbim për të cilin paguhen. Nuk do të ishte falas dhe s’mund të jetë e tillë, pasi të qenit kështu që prej fillimit, na solli situatën ku ndodhemi sot.

Pastrimi i Cloud-it për privatësinë e së ardhmes

Ajo që mund të bëjmë tani, është të paktën të jemi personalisht të vëmendshëm. E ndërsa ka disa të dhëna personale, të cilat ne nuk mund t’i ndalojmë në rrjedhën e “Could” serverave në të gjithë botën, ajo që mund të bëjmë, është kufizimi i përdorimit të aplikacioneve që mbledhin shumë të dhëna. Për shembull, lojërat, nuk duhet të kenë kurrë nevojë për qasje në kontaktet tona, në kamerën tonë etj.

Gjithçka brenda telefonit tonë është e ndërlidhur, dhe kjo është arsyeja pse Facebook-u duket se di gjithçka për ne, deri tek llogaria jonë bankare. Kjo shpërndarje në telefonin tonë, ndodh edhe në nivelin e Cloud-it, i cila është diçka që duhet marrë parasysh kur pranojmë kushtet në një aplikacion të ri. Kur hyjmë në aplikacione me llogaritë tona sociale, ne thjeshtë po ndihmojmë tjetërkënd në mbledhjen e mëtejshme të të dhënave tona.

“Cloud-i” nuk është ndonjë armik i gjithëfuqishëm, por është justifikim dhe mjet që lejon mbledhjen masive të të dhënave tona personale. E ardhmja ka të ngjarë të jetë ajo, në të cilën pajisjet dhe aplikacionet, më në fund, bëhen të vetë-mjaftueshme dhe të lokalizuara, duke u mundësuar përdoruesve të mbajnë kontrollin e të dhënave të tyre.

Mënyra e qasjes sonë ndaj aplikacioneve dhe të dhënave ne Cloud, do të ndryshojë pasi ne të kërkojmë një proces funksional, që detyrimisht implikon një ndryshim të metodologjisë në dispozitat e shërbimit.

Cloud-i do të transferohet në ruajtjen e të dhënave publike, duke lënë të dhënat tona private në pajisjet tona. Pra, aty ku i përket. Ne si kolektiv duhet ta kërkojmë këtë ndryshim, në mënyrë që të mos vazhdojmë të humbasim cilësinë e privatësisë së të dhënave tona të mbetura.


Lajmet kryesore