Opinione / Politikë

Në Gjykatën e Opinionit Global, Izraeli tashmë ka humbur


Amos Harel Gazetar i Haaretz

Menjëherë pas vdekjes së gazetares Shireen Abu Akleh, të mërkurën në mëngjes gjatë një operacioni të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Jenin, udhëheqësit dhe zëdhënësit izraelitë kaluan në rutinën tradicionale të vetë-drejtësisë.

Figura të larta, hasbara-t (hebrenjtë që japin shpjegime për gjëra të caktuara) dhe disa gazetarë vullnetarë nxituan të shpërndanin akuza dhe sugjerime për përgjegjësinë palestineze mbi incidentin tragjik.

Palestinezët, sipas deklaratës, janë përgjegjës për vdekjen e reporteres së Al Jazeera-s për shkak të terrorizmit që ata kryejnë, gjë që detyron IDF-në (Forcat Izraelite të Mbrojtjes) të depërtojnë në Bregun Perëndimor.

Dhe ata janë përgjegjës në mënyrë specifike për vetë të shtënat, sepse IDF-ja hap zjarr vetëm në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar, ndërsa palestinezët e armatosur priren të godasin me breshëri në çdo drejtim.

Disa madje shkuan aq larg sa fajësuan vetë Abu Akleh për vdekjen e saj: ajo nuk është më shumë se një propagandiste e paguar për armiqtë tanë, pohuan ata, dhe që nga momenti që ajo zgjodhi të hynte në një zonë luftimi, humbi ‘gjakun’ e saj.

Trillime u përhapën gjithashtu mbi narrativën. Në Izrael pretendohej se palestinezët kishin nxituar ta varrosnin trupin menjëherë pas incidentit për të shmangur autopsinë.

U supozua gjithashtu se Izraeli i kishte sugjeruar Autoritetit Palestinez që të dyja palët të kryenin një hetim të përbashkët dhe ishte refuzuar.

Në praktikë, varrimi u zhvillua të nesërmen dhe sugjerimi izraelit iu përcoll AP-së shumë orë pasi u raportua në media.

Ishte një cikël i dëshpëruar zhgënjimi që ushqehej me vetveten dhe bëri jehonë me entuziazëm në arenën politike.

Kundërofensiva e hasbarës përfundimisht u zbut. Pasdite Izraeli mundi një tërheqje taktike.

Ushtria ra dakord të pranonte se është e mundur, në fund të fundit, që të shtënat izraelite të kenë vrarë gazetaren veterane.

Njësia e Zëdhënësit të IDF-së publikoi një video, në të cilën shefi i shtabit Aviv Kochavi premtoi se do të kryhej një ekzaminim i plotë dhe shprehu ngushëllimet për vdekjen e Abu Akleh.

Kreu i Komandës Qendrore, Gjeneral Yehuda Fuchs, po jepte intervista televizive në mbrëmje, në të cilat deklaronte ato që duheshin thënë në mëngjes: Unë, si përfaqësues i IDF-së, jam përgjegjës për gjithçka që ndodh në terren. Ky nuk ishte rezultati që donim. Ne do të shqyrtojmë njësinë për të zbuluar nëse gazetari u vra aksidentalisht nga një prej njerëzve tanë.

Kështu, pas disa orësh, vetë-drejtësia u shua. Në vend të zemërimit të shenjtë ndaj botës hipokrite që po i keqpërdor ushtarët tanë, IDF-ja shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar faktet ashtu siç janë.

Një faktor kontribues ishte padyshim zbulimi i papritur se Abu Akleh kishte nënshtetësi amerikane.

Në të njëjtën kohë, më shumë detaje filluan të dalin nga terreni. Ato tregonin se luftëtarët e njësisë së fshehtë ‘Duvdevan’, të cilët kishin ardhur për të arrestuar një të kërkuar nga Xhihadi Islamik, ishin 100 deri në 150 metra nga vendi ku u qëllua gazetari.

Të shtënat e tyre ishin të kufizuara dhe të përqendruara drejt jugut, ndërsa Abu Akleh ishte në veri të ushtarëve, por përsëri, nuk mund të përjashtohej përfundimisht se vdekja e saj ishte rezultat i të shtënave izraelite.

Ndërkombëtarisht, nuk ka asnjë mënyrë që Izraeli të dalë me ‘duart lart’ në një ngjarje si kjo.

Simpatia botërore anon automatikisht në anën e të dobëtit, sigurisht kur viktima është një gazetare e njohur që nuk ka lidhje me veprimtari të armatosura.

Megjithatë, ka rrethana lehtësuese. Gazetarët vriten në shumë vende ku zhvillohen konflikte të dhunshme, nga Iraku dhe Afganistani e deri, së fundmi, në Ukrainë.

Zona e operacionit në Jenin ishte e mbushur me dhunë dhe e ngopur me armë zjarri.

Është e vështirë të ndëshkosh trupat luftarake që goditën aksidentalisht një civile, e cila u gjend në vendngjarje gjatë shkëmbimeve me armë zjarri.

Kujtojmë ngjarjen ekstreme me ushtarin Elor Azaria, “qitësin e Hebronit”, në të cilin ai vrau gjakftohtësisht një terrorist të plagosur që ishte shtrirë në tokë.

Nga ana izraelite, të paktë do të jenë ata që do dyshojnë se ky ishte një goditje e qëllimshme të një gazetari nga trupa të një njësie elitare.

Mund të rezultojë se ka qenë një pengesë operacionale; është shumë e dyshimtë që ka ardhur nga një veprim i vetëdijshëm.


Lajmet kryesore