Opinione / Politikë

Merkel – Në ndërtim të trashëgimisë politike


Loveday Morris Loveday Morris është shefe e zyrës së The Washington Post në Berlin.

Angela Merkel, u rrit në një Gjermani të ndarë. Ajo u bë një prej forcave më të mëdha evropiane në skenën botërore.

Pas 16 vjetësh, Merkel e Gjermanisë po lë vendin.

Por, si e ndërtoi ajo trashëgiminë e saj?

Pas një dekade e gjysmë të erës së kancelares Angela Merkel, fundi erdhi. Me zgjedhjen për të mos kandiduar më në zgjedhjet e reja, ajo do të bëhet kancelarja e parë, e cila e lë detyrën me vullnet të plotë.

Nëse negociatat pas-zgjedhore për vendosjen e Qeverisë vonojnë, ajo mund të bëhet liderja politike gjermane më jetëgjatë në Kancelari, duke tejkaluar Helmut Kohl-in.

Ajo është pishtar i politikës evropiane. Aq, sa një gjeneratë e tërë të rinjsh, njohin vetëm atë në krye të shtetit.

Admiruesit e saj e kanë brohoritur për gjithçka i ka treguar botës si liderë. Një Zhanë d’Ark e vërtetë, për botën e demokracisë.

Prapë se prapë, ajo është rreshtuar si një ndër gratë më të pushtetshme të botës.

Figura shumë të larta politike, si ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e kanë përshkruar Merkelin si një personazh të jashtëzakonshëm politik dhe një liderë botërore.

Por, pas, ajo lë një trashëgimi të ndërlikuar.

Disa e duartrokasin stilin politik të drejtuar për nga konsensusi. Të tjerë, shohin mangësi në marrjen e vendimeve si e vetme. Mbi të gjitha, karshi Rusisë dhe Kinës, dy forca vijimësisht në rritje.

Në vitin 2015, ajo i hapi dyert mbi 1 milion refugjatëve sirianë, të cilët vinin në një skenar pas lufte.

Por, ajo e lë edhe me premtime mjedisore të mëdha, por me Gjermaninë si prodhuese kryesore të gazrave të lëshuara nga qymyri.

Një figurë, e cila është pak të thuash se do të diskutohet në histori.

Muri i Berlinit

Ishte rënia e murit të Berlinit, ngjarja që i hapi dyert politikës së Merkelit. Ajo ishte vajza e një pastori në Gjermaninë lindore komuniste.

Në një fjalim në Universitetin e Harvardit në vitin 2019, ajo e përshkroi ecjen qark murit, të cilën e zhvillonte çdo ditë. Rrugës për në punë mbi të gjithë, drejt institutit shkencor ku punonte.

“Muri i Berlinit mi kufizonte mundësitë”, thoshte ajo asokohe. “Ai qëndronte aty, në rrugën time”.

Kur simboli i luftës së ftohtë u shkërmoq, Merkeli ishte 35 vjeçe.

“Aty ku më parë kishte errësirë, një derë u hap. Për mua, në atë çast, kishte ardhur koha që të ecja brenda asaj dere”.

Kjo, është një histori që e ka kornizuar në shumë mënyra qenien politike të Merkelit. Ajo, po përpiqej të poziciononte Gjermaninë dhe Evropën, si urë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Edukimi Politik

Me të hyrë në politikë, rritja e Merkelit ishte e shpejtë. Ajo iu bashkua tradicionalëve, konservatorëve dhe patriarkalëve të Unionit Kristian-Demokrat. Në vitin 1990, u zgjodh si deputete në Bundestag.

Nën tutelën e Kohl-it, asokohe kancelar gjerman, ajo u caktua si ministre për gratë dhe rininë. Aty, ajo mori edhe poste zyrtare të njëpasnjëshme në parti.

Në ditët e hershme, Merklin e quanin “vajza e Kohl-it”.

Angela Merkel dhe Helmut Kohl, 16 dhjetor 1991

Por, në një lëvizje që habiti të gjithë në politikën gjermane, ajo iu kthye kundër atij, në një kolonë opinionale të shtypit gjerman në dhjetor 1999.

Merkel, i kishte kërkuar mentorit të saj të jepte dorëheqjen.

Sot, ajo vijon ta theksojë se bëri gjënë e duhur, pasi besueshmëria tek CDU-ja, kishte rënë.

Më vonë, Kohl do shkonte duke thënë se në parti, ai kishte sjellë vrasësen e tij.

Hapa të vegjël

Një fitore në fije të perit e solli Merkelin në pushtet në vitin 2005. Kritikët, nuk prisnin që ajo të qëndronte gjatë.

“Shumë do të thonë se koalicioni po merr hapa shumë të vegjël dhe asnjë të madh. Po i përgjigjem tani. PO! Kjo është mënyra se si e bëjmë ne”.

Angela Merkel pas fitores së parë në zgjedhje, 2005

Ky do të ishte fjalimi i parë i Merkelit, pasi ajo mori Kancelarinë gjermane.

Periudha e atëhershme ishte e qëndrueshme. Por, ajo do të pasohej nga një krizë e thellë evropiane.

Stuhia e Euro-zonës

Ndërkohë që kriza e euro-zonës po thellohej në vitin 2009, Merkeli udhëhoqi përpjekjet për të shpëtuar kontinentin dhe valutën e krijuar në vitin 2000.

Duke u lidhur ngushtë me kuletën evropiane, Merkeli u bë fytyra e Evropës Veriore. Në vende si Greqia, ajo u bë e urryer. Aq, sa kishte gazeta greke, të cilat e barazonin me Hitlerin. Vizitat e saj, u shënjonin nga protesta të shumta ndër vite.

Si përfundim, ajo e ndihmoi Gjermaninë dhe euro-zonën të përballej me krizën dhe me rrezikun ekzistencial të zhdukjes. Ky, është cilësuar edhe nga vetë Merkel, si ndër sukseset e saj më të mëdha.

Kriza e migrantëve

Një ndër çastet më shënjues të Merkleit në politikë, ka qenë kriza e emigrantëve sirianë, në vitin 2015. Me miliona, kërkuan të hapeshin dyert e Evropës, në përpjekje për të iku nga një luftë civile në Siri, e cila solli shumë të vdekur.

Merkeli, i hapi dyert e Gjermanisë.

Angela Merkel viziton kampin e emigrantëve sirianë, 2015

Është një koment, i cili ka mbetur në mbresa teksa ajo vizitonte një nga kampet e refugjatëve” “Ne mund ta arrijmë”.

Obama, do të thoshte në atë kohë se ajo ishte në krahun e duhur të historisë.

Por, qasja e Merkelit, do të ndante Evropën. E djathta ekstreme gjermane, filloi të fitonte popullaritet.

Pandemia

Ndërkohë që bota po përballej me krizën epokale të radhës, Merkeli kishte mësuar rëndësinë e komunikimit. Ndërsa disa liderë botërore u dukën të stepur, ajo anoi për nga përqasja e saj shkencore.

Angela Merkel gjatë pandemisë së COVID-19

Pandemia i nxorri në pah disa të meta të shtetit që ajo drejton, si për shembull, mangësitë në shpërndarjen e vaksinave. Por, shumica e gjermanëve, e mbështetën udhëheqjen e Merkelit gjatë pandemisë.

Lindje dhe Perëndim

16 vitet e Merkelit në pushtet kanë parë luhatje në rendin botëror.

Washingtoni, i ka bërë thirrje asaj të mbajë qëndrime më të forta ndaj Rusisë dhe Kinës. Por, si fëmijë i luftës së ftohtë, Merkeli ka nënvizuar se ka rëndësi të evitohen këto gjëra.

Ajo është përpjekur t’i ndajë problemet si abuzimi me të drejtat e njeriut në Kinë dhe ekspansionizmi rus, nga ato ekonomike, tregtare, duke e gjetur kështu veten një hap larg fqinjëve evropianë.

Raportet e saj me presidentin rus, Vladimir Putin, kanë qenë shpesh me qasje antagoniste. Por, ajo ka theksuar se është me rëndësi që linjat e dialogut, të jenë të hapura.

Përtej frikës së saj nga qentë, Putini, në një takim, futi në dhomën e takimit dypalësh një Labrador, si përpjekje për ta trembur atë.

Gjatë kancelarisë së mbajtur nga ajo, katër presidentë amerikanë kanë ndryshuar. Në veçanti, raportet më të çuditshme, i ka pasur me Donald Trump.

Në një nga çastet më përcaktuese, në profilin zyrtar të Merkelit në Instagram, u shfaq një foto, ku krahas liderëve të vendeve të G-7-ës, ajo qëndronte imponuese në këmbë, përballë një Trump-i të ulur në karrige.

Angela Merkel qëndron imponuese në këmbë, përballë një Trump-i të ulur në karrige
Po tani?

Sot, 67 vjeç, Merkeli ka thënë se ajo nuk po kërkon një rol të ri politik. Ajo nuk e di saktësisht se si do ta përmbyllë pensionimin e saj nga jeta politike.

Por, mbi trashëgiminë që ajo ka lënë, ka mohuar rregullisht të përgjigjet.

I vetmi koment, ka ardhur nga qyteti i vogël i Stralsund, në vitin 2019, kur ajo në një pritje të Bashkisë, u pyet se çfarë do të kishte dëshirë që fëmijët të lexonin për Angela Merkelin pas 50 vjetëve.

“Ajo u përpoq”, u përgjigj.

Angela Merkel largohet nga sesioni i fundit i punimeve të Bundestagut, 7 shtator 2021


Lajmet kryesore