Opinione / Politikë

Kthimi i multilateralizmit dhe përhumbja e Britanisë


Rachel Sylvester Rachel Sylvester është gazetare dhe kolumniste në gazetën The Times. Ajo është zgjedhur Gazetarja Politike e Vitit 2015 në "British Press Awards".

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ia kushtoi golin e parë të ekipit kombëtar në Kampionatin Evropian mesfushorit danez Christian Eriksen.

Ai vrapoi drejt kamerës televizive për të festuar, duke i bërtitur bashkëlojtarit të tij në Inter Milan “Chris, Chris, të dua!”. Ndjenjë e njëjtë e përcolli edhe publikun. Pas kollapsit të futbollistit gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, stadiumi ishte mbushur brohoritje inkurajimi nga fansat finlandez me emrin “Christian”, dhe në përgjigjen e brohoritjeve nga ana e danezëve me “Eriksen”.

Edhe futbolli, që shpesh është strehë e ndjenjave nacionaliste, është bërë burim bashkëpunimi ndërkombëtar.

Në botën gjeopolitike, samiti i G7 në Carbis Bay dëshmoi – mes çadrave në deti, rumit me gjalpë, përshëndetjeve me bërryl, dhe barbekjuve në plazhe – se multilateralizmi është rikthyer.

Gjersa Donald Trump lartësonte qasjen “Amerika në rend të parë” dhe synonte t’i gërryente themelet e institucioneve ndërkombëtare, Joe Biden stresoi rëndësinë e bashkëpunimit global kur mbledhjet e liderëve të vendeve të pasura përfunduan.

“Mënyra e vetme se si do t’i bëjmë ballë kërcënimeve globale, është duke punuar së bashku”, tha ai, duke cituar zotimet e G7-ës për të dërguar vaksina anembanë botës, për të nisur rimëkëmbjen ekonomike, për të ndërtuar infrastrukturë, dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.

“ShBA-ja do ta bëjë pjesën e saj…Amerika është rikthyer në punën e udhëheqjes së botës, përkrah kombeve që me ne ndajnë vlerat tona më të mëdha”. Ai poashtu mori rastin që të lëvdojë Bashkimin Evropian si një entitet “tepër i fortë dhe gjallërues”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dyfishoi peshën e mesazhit në fund të takimit bilateral të tij me Bidenin, kur tha se “Lidershipi është partneritet”.

Në qershorin e vitit të kaluar samiti i G7 ishte shtyrë për arsye të mos-rrezikimit të shëndetit, gjersa Donald Trump pati propozuar të ftohej Moska për t’u ribashkuar me grupin.

Samiti i vitit 2018 në Kanada përfundoi në keqardhje kur presidenti i atëhershëm amerikan tërhoqi mbështetjen e tij për deklaratën e përbashkët, që do të thotë se nuk kishte asnjë komunikim në 2019. Takimi i këtij viti në Cornwall u zhvillua normalisht, me një komunikatë gjithëpërfshirëse të dakorduar nga të gjitha palët.

Vitet e fundit është dukur sikur multilateralizmi është zmbrapsur dhe se nacionalizmi është në ngritje. Trump dhe Brexit u shoqëruan me agresionin e njeriut të fortë populist, siç janë Orban dhe Erdogan. Erërat e ftohta të rënies ekonomike që pasuan nga kriza financiare e 2008-es ka bërë që votuesit të kthehen brenda veteve të tyre dhe të nxehin duart e tyre në vatrat nacionaliste.

Në këtë vend, Konservatorët, që më parë ishin parti për treg të lirë, kanë flirtuar me proteksionizmin, ose siç e quajnë tani ata “vetë-mjaftueshmëri”.

Ministrat e lanë pezull nevojën për një kompani telekomunikacioni britanike për t’i bërë konkurrencë rivalit gjigand kinez Huawei-t, dhe prezantuan ligje të reja për të kontrolluar blerjen e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar nga të huajt.

Burime qeveritare sugjeruan se pandemia ka treguar rëndësinë për të pasur “asete strategjike që janë nën pronësinë e MB-së”. Gavin Williamson gjithashtu deklaroi se aprovimi i shpejtë i vaksinës anti-Covid tregoi se Britania ishte “një vend shumë më i mirë se të gjithë tjerët”, kur nacionalizmi i vaksinave ishte përhapur.

Por sikurse harku i universit moral lakohet drejt drejtësisë, ashtu edhe narrativa e diplomacisë ndërkombëtare pashmangshmërisht shkon drejt multilateralizmit në një epokë të globalizuar.

Nuk ka kufi që do të mund të mbyllin virusin Covid-19, ndryshimet klimatike, ose terrorizmin. Larg nga theksimi i nevojës për vetë-mjaftueshmëri, pandemia ka treguar qartë ndërvarësinë e botës, me variante të reja që shfaqen në vendet që nuk kanë vaksina të mjaftueshme. Perëndimi nuk do të ketë mundësi ta sfidojë Kinën që vazhdimisht bëhet më e fuqishme, përveç nëse kombet e saja veprojnë bashkë. Obsesioni aktual me pushime jashtë vendi tregon se nuk është e mundur më të kthejmë akrepat e orëve të njerëzve dhe dëshirat e tyre për të udhëtuar dhe blerë gjëra anembanë botës.

Siç shkruan edhe Gordon Brown në librin e tij të ri “Shtatë mënyra për ndryshuar botën”,  problemet globale kërkojnë zgjidhje globale. Ai vëmendje i jep asaj që ai e quan “hapësira të paqeverisura”, jo shtete mashtruese ose regjione ku nuk sundon ligji, por emergjencat që vendet nuk mund t’i zgjidhin vetvetiu: oqeanet e ndotura dhe shkretëtirat në zgjerim, vrimat e zeza të taksave dhe kërcënimet pandemike.

Ai e sheh samitin e G7 si takimin e parë të disa takime ndërkombëtare, përfshirë konferencën e mospërhapjes bërthamore në KB në gusht, samitin e G20 në Itali në tetor dhe konferencën për ndryshimet klimatike COP27 në Glasgow në nëntor, e cila shërben si një “mundësi për të zhbërë proteksionizmin e dekadës së fundit dhe të riaktivizit të bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Johnson është në rrezik të paraqitjes si jashtë disponimit multilateral. Kryeministri britanik është i kurthuar në një luftë salsiçesh me BE-në sepse ai nuk dëshiron të përmbushë zotimet që vetë i ka nënshkruan në Protokollin Verior Irlandez.

Ai ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me thyerje të ligjit ndërkombëtar, duke minuar vetë konceptin e rregullave shumëpalëshe dhe e mirëpriti Viktor Orban në numrin 10 përpara cilitdo nga homologët e tij evropianë.

Qeveria po shkurton ndihmat ndërkombëtare në një kohë kur vendet më të varfra në botë kanë nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrin, dhe ka dëshpëruar shumë prej mbështetësve të saj. Kishte një ironi të veçantë në premtimin e G7 për të marrë 40 milion vajza më shumë në arsim, kur qeveria britanike ka shkurtuar fondet për programet që bëjnë pikërisht atë.

Në vend të kësaj kryeministri po planifikon të shpenzojë 200 milionë funte të raportuara në një anije mallrash të re kombëtare për të rritur tregtinë dhe industrinë britanike në të gjithë globin, një pasardhës të Royal Yacht Britannia (edhe pse Pallati Buckingham e ka bërë të qartë se Mbretëresha nuk dëshiron që ajo të quhet me emrin e Dukës të ndjerë të Edinburgut).

Është ekuivalenti diplomatik i krizës së mesjetës (mesit të jetës) mashkullore, një Ferrari i kuq metaforik të ndezur për një vend që nuk është i sigurt për pozitën e tij në botë dhe një udhëheqës që preferon më shumë simbolikën se sa substancën.

Dean Acheson famshëm pati pohuar në 1962 se Britania kishte humbur një perandori dhe nuk kishte gjetur ende një rol. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Britania e Madhe është larguar nga BE-ja dhe ende nuk ka krijuar një identitet të ri, duke qëndruar larg në një kohë kur të tjerët po krijojnë lidhje gjithnjë e më të ngushta.

Kur arriti për herë të parë në Numrin 10, Johnson dukej se po vinte në një gjendje nacionaliste. Ai u mirëprit me krahë hapur nga presidenti i atëhershëm i ShBA-së si “Britania Trump”. Tani ka ndryshuar administrata në Shtëpinë e Bardhë dhe Johnson duket gjithnjë e më larg nga kontakti me zeitgeist-in (frymën e kohës): epokën tonë të re multilateraliste.

Marrë dhe përshtatur nga Prospect Magazine për Albanian Post  


Lajmet kryesore