Opinione / Sport

Historitë e patreguara të Tiger Woods, kampionit legjendar në golf


Jerry Tarde

Asnjë legjendë tjetër e golfit nuk ngjall histori të miteve, legjendave dhe anektodave si Tiger Woods. Zakonisht këto rrëfime japin më shumë rreth aftësive të tij në golf – një shfaqje të jashtëzakonshme të forcës, një prekje e lehtë magjie diku dhe shpirt luftarak gjithkund.

Nëse këto pika tregojnë një histori të njejtë, ajo është se Tiger Woods me një shkop golfi, bën diçka që asnjë njeri tjetër normal nuk mund ta bëjë.

Por, nuk është vetëm loja e tij e golfit. Shumë rrëfime tregojnë një “anë të përtejtë” dhe na e tregojnë njeriun Tiger Woods – vlerat e tij, qëndrimet, stilin e jetës, gjërat e thjeshta që pëlqen apo nuk pëlqen dhe marrëdhënien me familjen dhe shoqërinë e tij.

Shumë histori nuk tregojnë gjithçka, dhe mbesin thjeshtë shembuj të fshehtë që na ngelin t’i interpretojmë sipas imagjinatës. Këto histori vetëm thellojnë misterin se çfarë Tiger mendon dhe si e sheh ai botën.

Historitë janë pa fund tani, aq të gjendura gjithkund dhe të treguara shpesh, sa që ato kanë krijuar edhe vetë leksikun e tyre.

Shumë histori të tjera po shfaqen dhe ne mund të llogarisim që kjo të ndodhë deri sa Tiger të jetë në vëmendje. Me tiger, asnjë golfist nuk mund të ngopet.

*
Butch Harmon
Trajner i Tiger Woods nga 1993 deri më 2004

Në maj të 2007-ës, unë isha në Houston për playoff-ët e NBA dhe Tiger ishte në Dallas, për përballjen me Byron Nelson. Një muaj më herët ai kishte fituar Masters, me 12 goditje.

Gjatë pushimit të pjesës së parë, shkova afër te bari dhe fillova të ndjekë mbulimin live të ndeshjeve të ditës. Tiger kishte qenë 64-64 në dy raundet e para, por ishte jashtë forme të shtunën.

E godiste mbajtësen e tij të topit të golfit dhe duart e tij lëviznin pa nevojë. Ai humbi disa mundësi nga e majta, gjë që Tiger e urrente ta bënte.

E thira dhe i thashë “Tiger, ka diçka gabim në gjuajtjën tënde bazë. Ma gjej një dhomë në Dallas dhe do të vij atje sonte. Do të tregoj në mëngjes së çfarë shoh”.

Ai tha “thjesht më trego, dua ta di tani”. Unë insistova që t’ia tregoj në praktikë dhe ai mezi u pajtua. U takuam të nesërmen në mëngjes dhe filluam të punonim në saktësinë e tij.

Pas kaloi disa kohë, ai tha “faleminderit që erdhe ‘Butchie’, e kuptova. E vlerësoj ardhjen tënde”. Kjo ishte e tëra, i urova fat dhe ma ktheu “mos u merakos, do fitoj sot”, dhe e bëri.

Por çfarë më mahniti ishte që, qysh nga goditja e tij e parë ai nuk po bënte më gabimin që bëri dje. Ai u përqendrua 100% me gjithë çfarë punuam gjatë mëngjesit, dhe ai e goditi atë top në mënyrë të jashtëzakonshme.

Edhe një herë u binda për një gjë që e kam parë edhe më parë: kur Tiger beson tek diçka, ai e përdor atë mënjëherë, pa marrë parasysh situatën. Ai e di që vlera e vetme e një stërvitje është nëse ai e shfaq atë nën presion.

Ai gjithmonë donte të bëhej më i mirë, dhe si rezultat, ai bëri ndryshime – ndryshime për të cilat askush nuk dinte. Dhe, të gjitha këto i bënte teksa shpallej kampion bote. Për mua, kjo është gjëja që e bënë Tiger-in të madh.

*
John Cook

Pasi që Tiger e fitoi U.S open në Bethpag, në vitin 2002, ai pushoi për një javë para se të bënte përgatitjet për kampiontin ne Murifield, ku ai po tentonte të fitonte edhe nje tjetër Grand Slam.

Unë dhe Mark O’Mera (tjetër ish-golfisht) nuk e pamë shumë Woods-in. Një ditë më pas, unë dhe Mark ishim te një zonë e goditjes në Isleëorth duke provuar që të godasim topin me shkopin ‘3 irons’ te një fushë e gjelbërt rreth 200 metra larg.

Ndryshe nga Woods, gjithçka vlente për ne, edhe një goditje e thjeshtë dukej si goditje fituese. Nga hiqi, vetëm kur u shfaq Tiger pas një vrapimi afro 6 kilometra. Ai nuk kishte veshur as edhe një bluzë, kapelën e kishte te kthyer prapa, me syze në sy dhe po djersiste si i çmendur.

U ndal, na pyeti “me çfarë po punoni?”. Ne i treguam dhe na tha, “me lër ta shoh shkopin ‘3-irons'”.

Siç thashë edhe më parë, ai sapo ishte kthyer nga një vrapim, ai nuk kishte goditur asnjë top gjatë ditës dhe kishte këpucët e tij të vrapimit të mbathura.

Pa asnjë praktikë, ai e goditi topin duke e dërguar jo në të jeshilen që unë dhe Mark dëshironim, por në një jeshile më largë që ishte diku rreth 245 metra larg.

Ma ktheu shkopin dhe më tha “bëje këtë.” Unë dhe Mark shikuam njëri tjetrin dhe menduam, a është ky njeriu që po mundohemi të mopshtim?

E futa shkopin në çantë dhe thashë, “Po shkoj atje të bëjë ca goditje të lehta, ndoshta ajo do më ndihmojë”.

*
Davis Love III

Nuk e mbaj mend mirë se çfarë viti ishte, por e di që kontaktova me Tiger pak ditë pasi kishte një operacion një gju. E kontaktova për të parë se si ishte dhe si po shkonte me periudhën e rehabilitimit, a ka kishte filluar të lëvizë akoma.

Ai u përgjigj dhe unë po dëgjoja shumë zhurmë të erës në prapavijë dhe e vërejta që mezi po merte frymë mirë. Pas shqetësimit tim, e zbulova që kisht qenë në një vozitje 50 kilometërshe të bicikletës, sepse ende nuk lejohej të ngriste pesha ose të vraponte.

Thjesht qesha.

*
Michael Campbell

Isha duke pastruar duart dhe fytyrën time në zhveshtore, në Pinehurs, vetëm pak minuta pasi fitova U.S. Open të vitit 2005. Mendimet e mia ishin të shpërndara dhe thjesht po mundohesha të kuptoja mirë se çfarë kishte ndodhur.

Mendova se isha vetëm në zhveshtore, por pas meje u shfaq Woods, të cilin në atë kampionat e kisha mundur. Asgjë nuk u tha, edhe pse të dy qëndruam aty përballë një pasqyre të madhe.

Nuk e prisja, por ai u largua pa thënë asnjë fjalë, që për mua ishte gjë e çuditshme, sepse njiheshim mirë. Vetëm pas pak minutave erdhi, më dha një prekje në krah, shtrëngoi dorën time, dhe më tha “Lojë e mirë.”

Ai kishte nevojë për pak kohë të ishte i vetmuar pasi kishte humbur një kampionat që u mendua se do ta fitonte. E mirëkuptova.

*
Rick Roberts
Ndihmës në dhomat e zhveshjes në Bay Hill

Kam qenë në Bay-Hill qe plot 19 vite, por viti im i parë në zhveshtore ishte 2003-ta, kur Tiger fitonte eventin e tij të katërt me radhë këtu.

Moti ishte shumë i keq, binte shi dhe Tiger ishte i sëmurë nga helmimi në ushqim; ai kishte vjellje në çdo birë të mundshme të dhomës së zhveshjës.

Në pushim, ai erdhi, gjuajti ujë në fytyrë. Pas asaj, vuri duart në kokë dhe këmbët e tij disi u dridhën, thashë me vete “nuk ka mundësi që ta çoj deri në fund këtë”.

E pyeta se a kishte nevojë për diçka, dhe ai mu përgjigj: “Pije energjike”.

Zëri i tij ishte pak i dobët, por, ai më falenderoi, u drejtua jashtë, goditi 68 herë dhe fitoi me një epërsi prej 11 pikësh.

Një veteran i sportit erdhi në zhveshtore dhe tha, është e pamundur që dikush t’i godasë 68 në ato kushte, e lëre më Tiger, që ishte shumë i sëmurë. Ajo ishte hera parë që e pash se çka Tiger ishte në të vërtetë. Vullnet i pastër.

*
Brandel Chamblee
Ish-komentator sporti, ish-lojtar profesionist i PGO Tour

Në vitin 1998 në sprintin internacional, isha në skuadër me Woods. Kishim të paktën 10,000 shikues në linjën e parë. Nuk kishe ku t’i ikje stresit.

Por, Tiger bëri gjithçka perfekt, nga fillimi deri në fund, madje edhe arriti të shënontë një “hole-in-one” ose në tenativën e parë. Publiku u çmend, me shumë të drejtë, ajo ditë ishte më e mira për mua në golf.

Më në fund, më vjen radha mua për të goditur dhe teksa po përgatitesha për të gjuajtur, e dëgjova atë duke thënë “Zot, e dua këtë sport.”

U ndala, e shikova dhe i thashë: “Normalisht që e do! Fiton 50 milionë dollarë në vit dhe shënon po thuajse me secilën goditje. Provo ta duash nga perspektiva ime”.

Ai buzëqeshi dhe publiku qeshi me të madhe. Ajo ishte një periudhë tranzicioni për Tiger, që më pas do fitonte katër kampionate madhore radhazi.

Pas kësaj, një javë më vonë, une e fitova turneun e vetëm në karrierë, dhe nuk mund të mendoja asgjë tjetër, pos se sa më ka ndihmuar aventura me Tiger në një skuadër.

*

Darren Clarke
Kampion i 2011 Open, kampion i 14-të fishtë i Europen Tour

Kurrë në jetë nuk jam impresionuar më shumë nga diçka se sa kur isha në një event në Gjermani duke goditur e praktikuar bashkë më Tiger-in.

Besoj se ishte në 2000-tat e hershme. Ai goditi mbi 200 herë më duket, dhe secila nga ato ishte perfekte.

Kur Tiger përfundoi, shkova tek vendi ku goditi dhe e vërejta që nuk kishte asnjë “zonë kafe”, çdo fije e barit kishte lëvizur në të njejtin drejtim.

Më dukej e pamundur, nuk e kuptoja si, por e di që është një ndër gjërat më impresive që kam parë ndonjëherë. E pabesueshme.


Lajmet kryesore