Opinione / Sport

Hegjemonia Messi-Ronaldo dhe rëndësia ‘e humbur’ e Topit të Artë


Priyam Marik

Kush është futbollisti më i mirë në planet?

Është një pyetje e rrezikshme që kërkon një përgjigje definitive, e cila me shumë mundësi do të ndajë një pjesë të polarizuar të tifozëve të futbollit në disa grupe të ndryshme.

Dhe pikërisht kjo është pyetja të cilës France Football, një nga magazinat më të ilustruara të sportit, ka kërkuar t’ia gjejë përgjigjen çdo vit që nga viti 1956.

Më 29 nëntor, në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris, France Football tha përgjigjen e tyre në një gala karakteristike duke ia prezantuar Topin e Artë lojtarit, që sipas tyre, ishte “më i miri në botë”.

Çfarë është interesante, është fakti se askush me të vërtetë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh më i miri.

Kriteret konfuze për Topin e Artë

Çmimet në Hollywood dhurohen për atë që ka prodhuar performancën më të mahnitshme kinematike në një kohë të caktuar.

Në basketbollin amerikan, lojtari më i vlefshëm (MVP), jepet për lojtarit që ka pasur ndikimin më të madh në një sezon të NBA, zakonisht pjesë e skuadrave që kanë gjasa për t’u shpallur kampionë.

Çmimi Arjuna, në anën tjetër, dhurohet për atletin që ka arritur ‘perfeksion’ në fushën e tyre të caktuar.

Topi i Artë nuk është asnjëra prej këtyre gjërave.

Tri kriteret mbi të cilat mbi 200 gazetarë në të gjithë botën zgjedhin pesë futbollistë më të mirë janë – performancat individuale dhe kolektive ose trofet në një sezon, klasi i lojtarit (talenti dhe fair-play) dhe vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së lojtarit.

Pikës së parë, nuk mund t’i ngritet ndonjë pikëpyetje.

Qëllimi i vërtetë i çdo sporti është të triumfosh dhe për t’u konsideruar për një çmim individual – medoemos duhet të fitosh në aspektin kolektiv.

Mirëpo, asnjëherë nuk është cekur se sa rëndësi duhet t’i jepet secilit trofe.

Askush nuk thotë që të fitosh një Kupë Lige në Angli është njëjtë sikur të fitosh Kupën e Botës ose Champions League-n, ose edhe të fitosh këpucen e artë në këto kompeticione.

Mirëpo, Topi i Artë nuk ka asnjë kriter që lidhë peshën e rëndësisë që iu dhurohet arritjeve individuale dhe kolektive.

Sa i përket kriteries së dytë, klasit të futbollistit, është thjeshtë absurde. Cili është kuptimi i vërtetë i klasit, talentit, dhe fair-playit që nominimet duhet të arrijnë?

A është një mesfushor që e udhëheq gjithë ndeshjen me klasin e tij më i rëndësishëm se një mbrojtës që bën shtatë ndërhyrje vendimtare në ndeshje?

A është driblimi i katër futbollistëve çdo javë talent më i madh se aftësia për të shënuar gola vendimtar në çdo ndeshje?

E treta, nëse e dhuron një trofe për arritjet gjatë një viti, pse duhet të vlersohët çfarë ke arritur gjatë gjithë karrierës?

A do të thotë kjo se France Football i dhuron gjithmonë një avantazh të madh fituesve serik si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që gjatë karrierës kanë arritur edhe rekorde që ‘nuk ekzistonin’?

Edhe më keq, a nuk do të thotë kjo se Messi dhe Ronaldo (në veçanti) kanë pasur gjihmonë një avantazh, duke e pasur parasysh që ata kanë fituar 12 nga 13 çmimet e fundit?

Vendimet kontraverse në të kaluarën

Në një sport si futbolli, ku pozitat kanë vlera dhe role të ndryshme, është shumë e padrejtë të zgjidhet një futbollist si më i mirë, duke injoruar pozitën ku luajnë.

Por, France Football, që ka shtuar kohëve të fundit edhe trofeun për portierin më të mirë, ka një kënaqësi unike që t’i përfshijë të gjitha pozitat në garën për më të mirin.

Rezultati? Mesfushorët ofanziv ndonjëherë, e shpesh herë sulmuesit janë në krye.

Vetëm një mbrojtës, Fabio Cannavaro në vitin 2006 e ka fituar Topin e Artë në shekullin 21, dhe vetëm një portier, legjenda e Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin në vitin 1963, e ka fituar këtë trofe në histori të futbollit.

Anashkalimi i portierëve, në veçanti, ishte i qartë në vitin 2015, kur Gianluigi Buffon nuk ishte në mesin e 50 nominimeve për Topin e Artë, që më vonë u fitua nga Lionel Messi.

Atë vit, Buffon ishte një ndër figurat kryesore të Juventus-it në fitimin e Serie A-së, Kupës së Italisë dhe arritjes së finalës së Champions League.

Buffon më pas, atëherë kapiten i Italisë, bojkotoi votimin për vitin 2015, së bashku me trajnerin  e tij Antonio Conte, (gjatë viteve 2010 dhe 2015, Topi i Artë u dhurua nga FIFA si pjesë e bashkëpunimit me France Football, dhe të drejtë vote kishin kapitenët dhe trajnerët e shteteve, së bashku me një numër të caktuar gazetarësh).

Në vitin 2019, mbrojtësi Virgil Van Dijk përfundoi i dyti pas Messi-t, edhe pse ishte shumë më i mirë dhe më i rëndësishëm se argjentinasi në kompeticionet që cilësohen si më të rëndësishmet.

Në vitin 2014, portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, pa tek mundësitë e tij iu përplasen në fytyrë nga makinave e golave, Cristiano Ronaldo, edhe pse ishte njeriu kryesor i Gjermanisë në triumfin në Kupën e Botës.

Një vit më parë, në vitin 2013, Ronaldo fitoi përballë Ribery-s, i cili e konsideroi vendimin si të padrejtë – sepse në të vërtetë Franck ishte njeriu që ishte më i miri i botës, me Bayern-in që fitoi çdo trofe të mundshëm.

Rrëfimi i Ronaldo-s, ishte se portugezi kishte shënuar më shumë gola dhe kishte arritur më shumë asistime, gjë kjo e cila Messi-t ia siguroi vetëm vendin e pestë në vitin 2018, kur Modric u bë fituesi i parë në dekadën e fundit që nuk mbanë emrin Ronaldo ose Messi.

Rëndësia e saj

Duke mos qenë të sigurtë se si France Football i prioritizon gjërat në vlerësimet e tyre; klubet, bashkëlojtarët dhe ish-futbollistët fillojnë një kampanjë në mbështetje të lojtarit të tyre të preferuar disa muaj para se të ndahet çmimi i Topit të Artë.

Për shembull, ishte ajo çfarë bëri Bayern Munich për Robert Lewandowski-n këtë vit, një postim në ditë se si polaku e meriton Topin e Artë të vitit 2021.

Në realitet ai duhej të ishte fituesi – por kampanja në mbështetje të tij ishte shumë e shpifur.

Gjithë kjo tregon se emrat e nominuar për këtë trofe, shpesh herë më shumë mendojnë për të se sa mundohen të arrijnë suksese me skuadrat e tyre.

Derisa futbolli përmirsohet çdo vit në aspektin teknik dhe turnet zakonisht fitohen nga skuadra të forta dhe jo individë të mrekullueshëm, France Football duhet të mendojë pak ndryshim që të ruaj rëndësinë e ‘armës’ më të fortë që ka.

Një Top i Artë i drejtë, do të ishte eliminimi i tij.

Një ekosistem më i drejtë i futbollit do të ‘zhdukte’ këtë trofe dhe do t’ia linte fansave të futbollistëve që të përcaktojnë “më të mirin në botë”.

Që të ndodhë kjo, është shumë e vështirë, prandaj duhet të jetojmë si fansa të futbollit dhe të kuptojmë një herë e mirë, se ajo çfarë arrin skuadra është shumë më e rëndësishme se ajo çfarë arrin individi.


Lajmet kryesore