

Pa marrë parasysh se çfarë arrin ai te Aston Villa, karriera e Steven Gerrard në stol do të vlerësohet nëse rruga e kthen përsëri te Liverpool-i.
Futbolli i do historitë ku legjendat rikthehen, dhe kur vjen te kjo, rrallë gjen një legjendë më të madhe se Steven Gerrard te Liverpool-i, me mesfushorin anglez që kaloi mbi 15 vjet në “Anfield”.
Mirëpo, kurthi i nostalgjisë gjithmonë do të jetë rreziku më i madh në karrierën e tij.
E shtuna e sheh ndeshjen e parë zyrtare te Steven Gerrard në “Anfield” që nga koha kur ai luajti ndeshjen e fundit për klubin në maj të vitit 2015.
Ai kthehet aty pasi la gjurmën e tij në Skoci duke fituar titullin pa asnjë humbje me Rangers.
Shumë futbollistë legjendar shkojnë në menaxhin duke pritur gjëra të mëdha sikur të arriturat e tyre në fushë, por pak jetojnë me ato pritshmëri.
Gerrard, në anën tjetër, është një nga ata që ka vërtetuar se ai mund të jetë një trajner fitues – kjo është pikërisht edhe arsyeja pse Aston Villa e sjelli në stol si zëvendësues të Dean Smith.
Këtë fundjavë, nga shumë do të vlerësohet si dita kur Gerrard ulet në stolin e shtëpisë së tij duke jetësuar ëndrrën e një fëmije të vogël, që u shndërrua në lojtarin më të mirë në histori të klubit duke përsëritur heroizmat e tij në krye të klubit.
Ka ndodhur më parë te Liverpool-i: Kenny Dalglish – rivali më i madh i Gerrard për titullin “më i miri në histori të Anfield”.
Dalglish kaloi nga futbollist në trajner dhe e drejtoi klubin te tri tituj lige dhe dy tituj të FA Cup. Nëse e bëri Dalglish, pse jo Gerrard?
Në anën e përgatitjes për një karrierë të suksesshme, Gerrard e ka renditur vetën e tij shumë më lartë se të tjerët.
Ai ka drejtuar skuadrën U18 të Liverpool për 18 muaj, duke mësuar detajet si pjesë e ekipit të punës së Jurgen Klopp dhe pastaj shkoi te Rangers duke kompletuar në të njëjtën kohë edhe UEFA Pro-Licensën – çelësi kryesor që e lejoi të jetë trajner në nivelin më të lartë.
Tri vitet e tij në “Ibrox” e mësuan atë të drejtojë një skuadër të madhe që kërkon sukses – dhe ai e solli atë duke e ndalur Celtic-un në tentativën e tyre për të fituar titullin e dhjetë radhazi në Skoci.
Gerrard tani ka marrë hapin e madh duke shkuar në Premier League, nivelin më të lartë të futbollit në ishull – ndoshta edhe në botë, për të drejtuar Aston Villa-n.
Por, çfarë ndodh më pas është ndoshta pyetja më e madhe e karrierës së tij.
Kontrata e Klopp me Liverpool-in skadon në vitin 2023-24 dhe, duke marrë parasysh se gjermani u shpreh në vitin 2020 se ai do të “ketë një vit pushim dhe të vendos nëse i mungon futbolli” atëherë kjo do të thotë që në qershor të vitit 2024 stoli i Liverpool-it do të jetë i lirë.
Nëse Gerrard kalon periudhë të mirë te Villa, atëherë e ardhmja e tij si pasardhës i Klopp në “Anfield” do të jetë e pashmangshme.
Por, a është kjo e drejtë për vet Gerrard-in dhe klubin që ai drejton? Villa janë një skuadër e madhe poashtu – kampionë Evropian në vitin 1982 dhe shtatë herë kampione e Anglisë – që të jenë një gur për të kaluar urën për Gerrard, duket pak jo e drëjtë.
Gerrard poashtu duhet të lejohet të tregojë vetën pa gjykimin e vazhdueshëm se a është ai i duhuri për të zëvendësuar Klopp-in.
Udhëheqësit e Liverpool-it mund të lën emocionet anash dhe të vendosin për një trajner me eksperiencë në Champions League si mënyra e vetme që klubi të ketë sukses në Evropë, por derisa Gerrard është në menaxhim, gjithmonë do të jetë një çështje e kur – jo nëse – ai do të rikthehet te të kuqt.
Do të jetë tema e tifozëve dhe analistëve, edhe para ndeshjes së fundjavës – por edhe pas saj.
Pak trajnerë kanë pasur sukses në menaxhim te klubi ku u shndërruan në legjenda si futbollistë.
Zinedine Zidane fitoi tri Champions League me radhë te Real Madrid-i, derisa Johan Cruyff dhe Pep Guardiola u shndërruan në ikona te Barcelonës.
Mirëpo, edhe Cruyff ishte shkarkuar nga “Camp Nou”, edhe pse ia solli klubit Champions League-n e parë në histori.
Alan Sheaer dhe Kevin Keegan te Newcastle, Glenn Hoddle te Tottenham-i dhe Frank Lampard te Chelsea u vlerësuan njëjtë, por nuk arritën të gjejnë sukses si trajnerë – derisa Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United është shembulli i fundit se si një legjendë si futbollist nuk arrin sukses të madh si trajner.
Edhe Dalglish, në herën e tij të dytë te Liverpool-i, u shkarkua kur gjërat nuk shkuan mirë, kështu që sentimenti që mund të drejtojë te emërimi i Gerrard – ka shumë kohë që të vlerësohet para se të merret vendimi.
Gerrard mund të jetë ndryshe. Nëse ai ka sukses te Aston Villa, ai mund të jetë Zidane ose Guardiola i Liverpool-it dhe jo Solskjaer ose Shearer. Një gjë është e sigurt, që zërat për të ardhmen e tij te Liverpool-i nuk do ndalen – pa marrë parasysh se a i pëlqejnë atij apo jo.