Opinione / Editoriale

Fotografia e Marenglenit


Ben Blushi Gazetar, ish-deputet

Para disa ditësh isha në Durrës. Te Adriatiku.

Bëhej një dasmë.

Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrin.

Unë i fotografova të tre. Edhe nusen. Edhe dhëndrin. Edhe fotografin.

Pastaj u ula për një birrë.

Ouu, tha dikush drejtori im.

Kush je?, e pyeta.

“Ta pi një birrë me ty”, tha, jam Marengleni, fotografi.

A di nga vjen emri Marenglen?, e pyeta.

Unë e di, tha Marengleni, po kamerieri nuk e di.

Ky ka një emër me tre emra, i thashë kamerierit.

Si mund të jenë tre emra në një emër?, pyeti kamerieri.

Marenglen është bashkimi i emrave të tre komunistëve më të famshëm të globit, thashë unë.

Po, tha Marengleni, unë jam shkurtim i Marksit, Engelsit dhe Leninit.

Ou, çfarë emri tha kamerieri, po Stalini ku është?

Epo bashkë me Stalinin emri im dilte shumë i gjatë, tha Marengleni.

Në fakt vetëm Stalini ka jetuar si komunist thashë unë. Marksi dhe Engelsi ishin të pasur.

Drejtor, tha Marengleni edhe ti bën fotografi por nuk jeton si fotograf.

Po, thashë, unë bëj fotografi por nuk jam fotograf.

E shef, tha Marengleni, kisha të drejtë.

Po ti si jeton?, e pyeta.

Unë bëj fotografi, tha, më ftojnë nëpër dasma nëpër evente.

Po kjo dasmë ishte?

Jo, tha, këta janë martuar para disa vitesh, tani po festojnë shtazanin e dytë të gruas.

Pse edhe këto festohen tani?, e pyeta.

Shumë, tha Marengleni, shyqyr që mbeten njerëzit me barrë që kemi punë.

Çfarë eventesh shkon, e pyeta, ekspozita, filma, sfilata, përurime dyqanesh?

Jo jo, tha Marengleni, më mirë se kaq.

Ca ka më mirë se kaq?

Shiko, tha, mblidhen 10 vajza bashkë, marrin një vilë me qira dhe një dj dhe bëjnë party.

Edhe, thashë unë.

Edhe unë i fotografoj, tha.

Po ca ndodh aty?, e pyeta.

Ca nuk ndodh, tha Marengleni, dehen dhe çfarë nuk ndodh deri në mëngjes.

Po ti rri gjithë natën me ato?

Sigurisht, tha Marengleni.

Po a je i martuar?

Jam, tha Marengleni

Po në shtëpi çfarë i thua gruas kur shkon në mëngjes

Tani është mësuar, tha, por në fillim kisha probleme, bëhej xheloze

Ska faj, thashë unë, të rrish me 10 vajza në një shtëpi gjithë natën

Drejtor kjo është pjesë e punës, tha Marengleni.

Marenglen kur kam qenë drejtori jot?

Në televizion, tha Marengleni.

Po pse nuk je më aty?

Jo, tha Marengleni më paguaje shumë pak, ika.

Ku ike?, pyeta.

Nëpër dasma, në vila, në evente, fitoj dhjetë herë më shumë.

Sa mirë e ke bërë, i thashë.

Të të bëj një foto me aparat?, pyeti Marengleni.

Ma bëj, i thashë.

Do ta coj, tha Marengleni.

Do ta nxjerr në instagram i thashë, foto nga Marengleni.

Nxirre të jap leje, nxirre.

Faleminderit për lejen Marenglen.

Më vjen keq, tani duhet të iki.

Ku do ikësh?

Kam një event sonte në një vile, mblidhen disa vajza do jetë super.

Bëfsh qejf, i thashë dhe mos e mërzit gruan.

A do të vish dhe ti?, tha Marengleni.

Unë nuk jam fotograf, i thashë, nuk më pranojnë.

Çke ke ti, tha Marengleni, të marr unë tani jemi kolegë.


Lajmet kryesore