Opinione / Politikë

Fjala e Presidentit të Francës Emmanuel Macron në dekorimin e Ismail Kadaresë me gradën e lartë të ‘Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit’


Emmanuel Macron

Faleminderit shumë Zoti Kryeministër!

I dashur, Edi, e dashur Linda!

 Zonja kryetare e parlamentit, zonja Zëvendës/kryeministre, zonja dhe zotërinj, ministra dhe kryetar i bashkisë. 

 Zonja dhe zotërinj ambasadore, zonja dhe zotërinj, të dashur miq.

Faleminderit shumë zoti kryeministër që bëtë demonstrimin më të bukur të dashurisë, duke u shprehur në frëngjisht dhe që e bëtë në këtë ditë të veçantë.

Gjendem këtu para jush në një kohë që  Franca u prek nga një sulm terrorist në fund të javës së kaluar, i cili preku një profesor të frëngjishtes dhe barbaria goditi përsëri,  duke sulmuar ata që transmetojnë, që mësojnë këtë gjuhë, që prej shekujsh transporton ndriçim, vlera, shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu.

Gjendem këtu para jush, kur para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik që në momentin kur po iu flas iu mori jetën dy evropianeve, dy suedezëve. Europa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, europianë, me zemër, me gjuhë, me emocion, me kulturë për të ardhmen.

Ka disa data dhe disa momente disa rrugëtime që endim mes vendeve, lidhje që kanë forcë historike dhe të qenësishëm  njëherazi. Besoj se dita e sotme është e tillë. Vizita e parë dypalëshe, e një presidenti Francës në Shqipëri që prej shpalljes së pavarësisë suaj me 28 nëntor 1912.

Është lumturi e madhe t’i përgjigjem ftesës tënde i dashur Edi dhe t’iu drejtohem juve një kënaqësi akoma më e madhe që ndodh në këtë dekor të mrekullueshëm të Pallatit të Brigadave, ku pak çaste më parë i shpreha shqiptarit të shquar në Francë, francezit më të shquar në Shqipëri, i dashur Ismail Kadare, admirimin dhe mirënjohjen time, si edhe të Francës.

Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendët, madje as tallazet e historisë, vitet e errëta të totalitarizmit që e munduan vendin tuaj, nuk mundën të thyenin këto afërsi që e marrin forcën e tyre nga vetë agu i pavarësisë suaj. Të gjithë e dinë që republika e shqiptare e Korçës e frymëzuar nga modeli ynë republikan, e shpallur në dhjetor 1916 nën mbrojtjen e ushtrisë franceze ishte tharmi i Shqipërisë moderne.

Shqiponja e zezë në sfond të kuq, flamuri i Skënderbeut  valëvitej në ballkonin e prefekturës, përkrah flamurit tonë trengjyrësh si një ogur me dy koka i miqësisë sonë gjithmonë aktuale.

Dhe në të gjithë Europën kumbonte zëri i bashkatdhetarit tonë Justin Godart, duke e mbrojtur kombin shqiptar, duke denoncuar dhunën e luftës që lëndoi Ballkanin, duke punuar për anëtarësimin e Shqipërisë në lidhjen e kombeve, aq sa kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1921 thuhet që iu bë pritje madhështore dhe shumë rrugë shqiptare morën emrin e tij. Ky humanist i shquar që mbrojti në mënyrë kaq fisnike çështjen shqiptare, aspiratën tuaj për liri dhe dinjitet ishte gjithashtu dhe është e rëndësishme ta kujtoj, i drejti ndër kombe për rolin e tij vendimtar në shpëtimin e bashkatdhetarëve hebrenj të persekutuar.

Ende sot varreza ushtarake e Korçës ruan kujtimin e çmuar të sakrificës së Francës, për pavarësinë dhe lirinë tuaj. Këto faqe që kemi shkruar bashkë, ju na jepni shpërblimet më të bukura. Një frankofoni dhe një frankofili e gjallë dhe e veçantë. E në periudhën totalitare frëngjishtja ishte gjuha e huaj që mësohej më shumë në shkollat shqiptare. Frymëmarrje apo shpresë, të gjithë ata që aspirojnë për liri. Liceu i Korçës i themeluar dikur nga Franca ishte gjithashtu një simbol shumë i fortë i kësaj.

Aleancat franceze, gjimnazet,  licetë, që përfaqësohen nga shumë profesorë këtu vazhdojnë ta përjetësojnë këtë lidhje. Kur Shqipëria ishte përsëri  e lirë, Franca ishte vendi i parë që nënshkroi me të traktatin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me 12 dhjetor 1994, duke vulosur karakterin e veçantë  dhe forcën e rigjetur të marrëdhënies sonë.

Më pas, një marrëveshje partneriteti strategjik u nënshkrua në Paris, në 2017  nga ju vetë i dashur Edi, kur iu dha titulli Komandat i Legjonit Të Nderit. Ky dialog i ngushtë  mes dy vendeve, vazhdimisht lulëzon përmes kulturës.

Lidhje krijimi dhe emocioni mes Parisit dhe veprës suaj të mrekullueshme, i dashur Ismail Kadare, lidhje përkthimi të sublimuara nga Jusuf Vrioni në fillim, por dhe nga Ornela Vorpsi dhe Tedi Papavrami, i cili do të na provojë edhe sot se sa tela ka në harkun e tij dhe në hartën letrare. Lidhje koreografike të mëshiruara nga Angelin Preljocaj. Faleminderit shumë për spektaklin sot! Faleminderit valltarëve tuaj që janë këtu sot.

Një nga gjenitë tanë më të mëdhenj të kërcimet që ishte në zemër të Europës, që mbetet përfundimisht i lidhur me Shqipërinë, me Francën dhe me krijimin bashkëkohor. Lidhjet e arteve plastike dhe të pikturës përmes  Anri Salës, i cili përfaqësoi Francën në bienalen e Venecias, vepra e të cilit ushqehet  nga brigjet e dy vendeve tona. Lidhje kinematografike Erenik Beqirin, lidhje sportive ne karrierën brilante të Lorik Canës që ka luajtur në një klub që e kam shumë përzemërt dhe pse u formua në një tjetër.  Pa harruar qëndrimin tuaj në Paris.

I dashur Edi,  ju meritoni gjithashtu vendin tuaj në kronikën e bukur të miqësisë  mes dy vendeve tona.  Ju keni shënuar historinë e Shqipërisë  dhe Francës dhe keni shënjuar  historinë e vendit tuaj.  Ju i keni kthyer ngjyrat, ngjyrat e tyre.

Dua të theksoj sonte  se jam i bindur se historia që na bashkon është pasuri e çmuar dhe Franca është e vendosur ta rentabilizojë këtë marrëdhënie dypalëshe,  duke u mbështetur te frankofonia e gjallë e vendit tuaj, tek deti Mesdhe që kemi të përbashkët dhe tek ambiciet përballë sfidave të përbashkëta dhe ju e kujtuat shumë mirë.

Dua t’ju theksoj mbështetjen e Francës për atë që  ne e quajmë procesin e zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe kur flasim për proces kapitujsh, procedurash nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur, ndërsa pak përpara të gjithë ne përpiqemi të shpjegojmë që është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni europiane që e kemi ne, ekskluzivitetin dhe quhet burokraci. Një proces zgjerimi preferoj ta quaj, ritakim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do të zgjerohet duke iu pritur, sepse ju jeni tashmë në qendër.

Mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thënë që nuk do të zgjerohemi, por do të bashkohemi, sepse  ju keni qenë  këtu që në fillim.  Ju e keni themeluar, ju e keni frymëzuar këtë kontinent.

Ky kontinent është një bisedë shumë më tepër se një gjeografi burokratike, është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve  nuk ka ditur të flasë si duhet dhe ta shpëtojë nga lufta e përhershme civile këtë vend që prej 70 vjetësh ja ka dal përmes një mrekullie, pas një drame të tmerrshme të shkaktuar nga vullneti i njerëzve.

Për ta shndruar këtë bisedë në një projekt të përbashkët, në një ambicie të fortë. Momenti që na jepet falë jush, mund të themi për Ballkanin, mund të flasim për Ballkanin, por mund të flasim për vendin e Mesdheut është vendi në zemër të Europës. Është për ta nxjerrë nga aventura. Për ta parë që kjo politikë është së pari, politika kulturore, evroprojekti, evrobisede e rigjetur.

Është kjo që do të bëjmë bashkë në vitet e ardhshme. Na duhet shumë imagjinatë sepse nuk do të zgjerojmë diçka që është kaq vështirë për të lëvizur me 27 anëtarë, me gjithë frikën, me gjithë hezitimet falë jush do ta bëjmë të ecë përpara. Përtej kësaj, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike, shkëmbime ekomomike që përparojnë dhe dua të përshëndes firmosjet e marrëdhënieve, realizimet e sotme sidomos parku fotovoltaik i Karavastasë që dëshmojnë për këtë potencial.

Do të flasim për energji, për shërbimet urbane, për transportet, për ekonominë e së ardhmes. Kemi kantierë të pafund për t’u hapur, por kemi fatin të veprojmë në bazë të kulturës dhe politikes.

Më lejoni të shpreh një falënderim të veçantë për bashkatdhetarin tonë i vendosur në Shqipëri që në fillim të viteve 1980, simbol i gjallë i tranzicionit dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë të Industrisë së Francës sepse ai është me mbështetjen e çmuar të dy ambasadorëve tanë, artizan i palodhur i forcimit të bashkëpunimit ekonomik përmes të cilit duam të shkojmë shumë larg.

Po i pres me padurim momentet që do të kemi nesër sidomos takimin me të rinjtë shqiptarë në kubin që ju i keni dhuruar Francës në Piramidën e Tiranës e rindërtuar dhe e madhështuar.

Mbaj në mendje këto fjalë plot largpamësi që Justine Godart shkroi para një shekulli : Shqipëria do të tërheqë udhëtarët, turistë, artistë nga e gjithë bota. Miqtë e lirisë do të shkojnë tek ajo për pelegrinazh. Ajo do të bëhet toka e premtuar e optimizmit.

Për ta mbyllur po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi ne për vendin tuaj.

Po e ngre gotën time për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta të veçanta që na bashkon, për Europën që ndërtojmë bashkë! Rroftë Shqipëria!

Rroftë miqësia franko-shqiptare!

 

 

 


Lajmet kryesore