Opinione / Politikë

Duhet diplomaci për të parandaluar luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë


Alicia Kearns Pjesëtare e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Integriteti dhe stabiliteti i Bosnjë dhe Hercegovinës është nën sulm.

Vetëm 25 vjet prej gjenocidit të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shëmbëlltyra e një shpërbërjeje tërësore të Bosnjës dhe përshkallëzimi në një konflikt të armatosur, është një mundësi reale.

Vetëm nëpërmjet dialogut, respektin dhe bashkëpunimit, Bosnja mund të ketë sukses. Por, balancimi i brishtë i ndarjes së pushteteve dhe marrëveshjeve, po cenohet nga pjesëtari i Presidencës serbe, kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Ai e ka thirrur prej kohësh shkrirjen e shtetit. Por, tashmë, ai ka paraqitur qëllimin për ta tërhequr tërësisht Republika Srpska-n nga Bosnja dhe po punon sistematikisht për minimin e vetë shtetit me anë të mjeteve ndryshme. Të një shteti, të cilin ai është i mandatuar ta mbrojë: parlamentar, juridik dhe të forcave të armatosura ndër të tjera.

Në një ëndërr përndjekëse të “Serbisë së Madhe” nga Slobodan Mileviçi, ai ka thirrur shkrirjen e Republika Srpska-s me vetë Serbinë për të krijuar një shtet të unifikuar.

Kjo nuk është paqja për të cilën luftëtarët britanikë luftuan dhe dhanë jetën.

Jemi në prag konflikti!

Ndërkohë që përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt i dorëzoi Kombeve të Bashkuara raportin, veprimi i Dodikut është i barasvlershëm me shkëputjen pa e shpallur atë. Ai e ka shpalosur prej kohësh narrativen e tij të urrejtjes, mohimin e gjenocidit, populizmin, dezinformimin dhe premtimet e një shteti të ri të madh, ndërkohë që kërkon të ruajë trashëgiminë personale.

Fjalët dhe veprimet e tij presin thellë në kujtimet e dhimbshme të boshnjakëve, për të cilët stabiliteti i shtetit të tyre nuk ka qenë kurrë i bëshëm pa dhimbje në zemër.

Kujtoj se mora pjesë në një varrim vite më parë dhe dhimbja e thellë e komunitetit ndërkohë që disa prej të dashurve të tyre po preheshin më në fund në paqe, ishte e dukshme për shkak se shumë të tjerë ende duhet të gjenden.

Kujtoj edhe djem të rinj në makina me xhama të ulur, ndërkohë që bërtisnin në serbisht dhe hidhnin shishe të mbetura plastike në memorialin e Srebrenicës.

Pra si mundemi ne, si komunitet ndërkombëtar, të fillojmë të parandalojmë përshkallëzimin deri në përgjakje?

Ka ardhur koha që të investojmë shumë në diplomaci, që të shmangim nevojën për të ndërhyrë më shumë në mënyra të tjera.

Fatmirësisht, javën e shkuar, 600 forca paqeruajtëse për të mbajtur stabilitetin në Bosnjë, panë rinovimin e mandatit të tyre nga Këshilli i Sigurisë pranë OKB-së. Por, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar konfliktin.

Duhet të marrin në konsideratë ribashkimin me misionin, ose si një opsion tjetër të ngjashëm, rritjen e trupave tanë të NATO-s në Sarajevë dhe nxitjen e NATO-s për të marrë parasysh një stërvitje të përbashkët ushtarake në Ballkan.

Duhet po ashtu të thërrasim një takim të NATO-s për të identifikuar përpjekjet multilaterale dhe për të shtyrë agjendën e ministrave të Jashtëm në Riga gjatë këtij muaji.

Zyra e përfaqësuesit të lartë është institucioni më i madh, simbol i marrëveshjes së Dayton-it dhe ia po minohet, veçanërisht nga Rusia. Ftesa ndaj Schmidt në një vizitë zyrtarë në Britaninë e Madhe, do t’i shërbente treguesit se ne qëndrojmë fuqimisht pas marrëveshjes dhe jemi një zyrë e besueshme.

Njëjtë, një pjesëtar i lartë i Qeverisë britanike duhet të udhëtojë në Bosnjë dhe në vendet fqinje, si për shembull Shqipëri, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi dhe të tregojë zgjidhjen që ne japim mbi konfliktin në Ballkanin Perëndimor dhe për të krijuar një balancë diplomatike ndaj presionit rus. Vizita duhet të përfshijë edhe Serbinë, sepse ata janë faktor në ruajtën e paqes.

I gjithë ky aktivitet duhet të ngulitet nga aktivizimi i Qendrës së Konfliktit që kemi stabilizuar së fundmi për të identifikuar veprimet që duhet të ndjekim për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të kontribuuar në uljen e tensioneve.

Qendra e Konfliktit mund të asistojë ambasadat tona dhe ekipet për të bashkërenduar ndërhyrjet – diplomatike, politike, ushtarake, sanksionuese – do të siguronin përmirësime të dukshme mbi bazën e mbështetjes së shkëlqyer nga ambasadori Matt Field. Qendra e Konfliktit u ngrit për të parandaluar mizoritë dhe tani është një mundësi për të qëndruar të fortë përpara se situata të përkeqësohet.

Si parlamentare, unë po punoj për të siguruar debatin në Parlament, në mënyrë që të dërgojmë një mesazh të qartë drejt Ballkanit, se britanikët po e ndjekin situatën dhe jemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes aty.

Do të inkurajoja NATO-n dhe pjesëtarët e Parlamentit të BE-së për të bërë të njëjtën gjë, që të simbolizojë forcën e dëshirës sonë të përbashkët për gjetjen e zgjidhjes dhe që të gjithë ne të ngremë zërat tanë me shqetësim mbi situatën.

Nuk ka dyshime se Dodik ka veç një qëllim: Dështimi i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Suksesi i tij do të ishte dështimi ynë dhe do të sillte pa diskutim gjak në dyert tona.

Britania ka nevojë të qëndrojë në akordin e paqes, për të cilin punuam aq shumë për ta ngritur.

Britania globale në aksion është një punë që ka synim të ruajë marrëveshjet ndërkombëtare të paqeve dhe mbi të gjitha, të mbrojë jetët dhe sigurinë – jo vetëm në oborret tona.

Historia ka një huq të keq të të përsëriturit të vetes. Ne duhet të parandalojmë këtë gjë dhe të veprojmë tani, dhe me aleatët tani, ne mundemi.


Lajmet kryesore