Opinione / Politikë

Dëmi nga vizita e pamatur e Pelos-it në Tajvan duhet të frenohet


The Washington Post

Politika e jashtme e suksesshme kombinon parimin e lartë me ekzekutimin e zgjuar dhe në kohë.

Vizita e së martës për të treguar solidaritet me Tajvanin nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi demonstroi të parën. Por jo të dytën.

Reagimi i parashikueshëm nga Kina, e cila e konsideron Tajvanin një provincë të pabindur, është duke u zhvilluar.

Presidenti Biden duhet të kufizojë dëmin afatshkurtër dhe të kundërshtojë një rritje të mundshme të presionit afatgjatë kinez ndaj Tajvanit.

Sigurisht që ne ndajmë mbështetjen e fortë të Pelosi-t për Tajvanin demokratik, dënimin e saj të diktaturës komuniste kineze dhe besimin e saj.

Ngjashëm siç ajo vetë ka thënë se “është thelbësore që Amerika dhe aleatët ta bëjnë të qartë se kurrë nuk dorëzohemi para autokratëve”.

Çka nuk kuptojmë është këmbëngulja e saj për të demonstruar mbështetjen e saj në këtë mënyrë, në këtë kohë, pavarësisht paralajmërimeve se situata gjeopolitike është mjaft e pazgjidhur.

Sado që 82-vjeçarja mund të dëshirojë një ngjarje për kohën e saj si folëse duke shkuar në Tajvan tani, pasi Presidenti Xi Jinping i Kinës po orkestron mandatin e tij të tretë, është pamaturi

Padyshim që vetë Biden-i e keqtrajtoi situatën duke zbuluar faktin se “ushtarakët” ishin kundër vizitës së Pelosi-t. Ky gabim e bëri më të vështirë për Pelosi-n të ndryshonte planet pa humbur reputacionin.

Tani, prioriteti kryesor global për SHBA-të është lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e saj shoqëruese në tregjet globale të ushqimit dhe energjisë.

Administrata e Biden-it nuk mund të përballojë çdo shpërqendrim, aq më pak një përsëritje të krizës së ngushticës së Tajvanit të viteve 1995-1996, të cilën shumë amerikanë e kanë harruar, por që zgjati tetë muaj e dy ditë.

Nisi me lëshimin e raketave kineze në Tajvan në hakmarrje për një gjest simbolik dhe nuk u lehtësua derisa administrata e Clinton-it ngriti një dislokim të madh detar parandalues.

Përfundimisht, Kina u tërhoq.

Administrata e Biden-it gjendet në pozitën që duhet të shpresojë se mund të ruajë në mënyrë të ngjashme paqen dhe integritetin territorial të Tajvanit kundër një Kine që është shumë më e fortë se çerek shekulli më parë dhe e udhëhequr jo nga Jiang Zemin i kujdesshëm.

Zyrtarët amerikanë dhe Pelosi kanë komunikuar se udhëtimi i saj nuk nënkupton asnjë ndryshim në politikën e SHBA-ve për Kinën.

Në një mënyrë parandaluese, presidenti ka vendosur një grup transportues në lindje të Tajvanit.

SHBA-të nuk duhet t’i sakrifikojnë kurrë parimet e tyre ose t’i nënshtrohen kërcënimeve kineze.

Aq më tepër arsye për t’u përgatitur me kujdes ku dhe kur të përballemi me Kinën. Jo, falë Pelosi-t, administrata Biden e gjen veten të detyruar të reagojë dhe të improvizojë në vend të kësaj.

 

 


Lajmet kryesore