E gjitha filloi kur nisa si asistente në Departamentin e Fizikës. Letra e parë ishte klasike – dëshmonte se Albert Ajnshtajni e kishte gabim. E dyta e zgjidhte problemin e mekanikës duke ndarë disa ekuacione përmes zero-ve, një veçori që supozohet se shpjegonte pa-përcaktueshmërinë apo non-determinizmin. Korrespondenti tjetër ofroi një Teori të Gjithçkaje, dhe u ankua së mainstream-i akademik po mohonte depërtimet e tija të thella teorike.
Unë punoj në fizikë teorike, specifikisht në gravitetin kuantik. Në fushën time, ne të gjithë marrin këso lloj email-ash nga fizikanë amatorë që janë të bindur se kanë zgjedhur probleme madhore në fizikë, normalisht pa i kuptuar fare problemet. Si shumë kolegë të mi, unë përgjigjem me këshilla, referenca dhe shënime të ligjëratave. Dhe, si kolegët e mi, pashë që mundi im po shkonte kot. Zbrazëtira ishte shumë e madhe; këta ishin njerëz që kishin mungesë bazike të diturive që të punonin në fushat në të cilat ato donin të kontribuonin. Me një ndjenjë faji, ndalova së përgjigjur atyre.
E më vonë ato u rikthyen përsëri në jetën time. Kisha përfunduar studimet dhe kisha ndërruar sa këtë punë e sa atë pune. Kisha kontrata të përkohshme, tremujorëshe e deri në pesë vjeçare.
Normalisht funksionon disi, por edhe është një hendek i madh mes fundit të një kontrate dhe fillimit të kontratës tjetër. Kjo më ngjau prapë vitin e kaluar. Unë kam fëmijë, qira për të paguar, dhe u mundova që të mendoj një mënyrë kreative të krijoj kapital me këto pesëmbëdhjetë vjet përvoje të studiueses.
Përderisa ke financim të jashtëm, graviteti kuantik është studim bazik prej më të mirëve. Nëse jo, është dije kryesisht e padobishme. Kush, mendoja, do të kishte nevojë për dikë që ka dituri për brenda-t dhe jashtë-t e tentimeve për unifikimin e forcave dhe shpalosjen e sjelljeve kuantike të hapësirës-kohës? Unë mendova për teoritë e gjithëçka-së në inbox-in tim. Dhe vendosa një shënim në Blog-un tim për Këshilltar për Fizikë, duke përfshirë edhe ndihmesa në zhvillime të teorive: ‘Bisedoni me një Fizikan. Më telefononi në Skype. $50 për 20 minutë.’
Një javë kaloi me asgjë tjetër pos tallje nga kolegët e mi, shumica e të cilëve mendonin se postimi ishte satirë. Jo, jo, i siguroja unë ata, jam plotësisht serioze; mi dërgoni parat tuaja, janë të mirëseardhura. Në javën e dytë pranova dy kërkesa, dhe në siklet, morra klientin e parë. Mandej erdhi i dyti, i treti. Dhe vazhduan të vijnë.
Telefonuesit e mi janë të dy kategorive. Disa prej tyre kanë kënaqësinë të bisedojnë me një fizikan sepse bisedimi një-me-një është thjesht më efikas se sa Google. Ata mund të të gjuajnë njëzet pyetje për një minutë, të gjitha nga: ‘si e dimë se kuartzet ekzistojnë? E deri tek ‘a mundet që atomet përmbajnë universe të vogla në vete?’. Ata janë kryesisht të rinj ose të moshës së mesme të cilët duan të kuptojnë “the nerdy stuff” por nuk kanë shumë kohë të humbin. Këta janë minoritet.
Shumica e telefonuesve të mi janë ata të cilët kërkojnë këshilla për ndonjë ide të tyren të cilën kanë provuar ta formalizojnë, pa sukses, shpesh për një kohë të gjatë. Shumë prej tyre edhe janë të pensionuar, apo afër pensionimit, veçanërisht me një prapavijë në inxhinieri, apo në industri të lidhura me inxhinieri të ndryshme.
Të gjithë ata janë burra. Shumica e tyre bazojnë teoritë e tyre në imazhe, të download-uara apo të vizatuara me dorë, në pamflete të gjata. Disa përdorin ekuacione bazike. Disa shtojnë video ose aplete. Disa punojnë me modele 3D në polistirol, karton ose tel. Llojllojshmëria e ideve të tyre është trulluese, por telefonuesit kanë dy gjëra të përbashkëta: ata shpenzojnë jashtëzakonisht shumë kohë në teoritë e tyre, dhe janë të frustruar që askush nuk është i interesuar në teoritë e tyre.
Për një kohë të gjatë është synuar të mendohet një vijë ndarëse mes shkencës dhe pseudoshkencës. Në fizikë, sidoqoftë, ky demarkacion është jo-problematik, i zgjidhur nga vështrimi pragmatik që ne mund të vërejmë një të ‘huaj’ kur ne e shohim atë. Përgjatë një dekade shkollimi ne fizikanët mësojmë më shumë se vetëm mjetet e zanatit tonë; ne gjithashtu mësojmë ‘the walk and talk’ të komunitetit tonë, e ndarë në seminare e konferenca të panumërta, takime, ligjërata dhe punime shkencore. Ti nuk mund të falsifikosh sllengun e zanatin tonë aq sa mund të falsifikosh dialektin lokal të një vendi të huaj.
Klientët e mi dinë shumë pak për studimet e fundit në fizikë, ata as që e dinë që janë në ‘një vend të huaj’. Ata nuk kanë as idenë më të vogël se sa larg janë që ta bëjnë veten të kuptueshëm. Idetë e tyre nuk janë të këqija; ata janë versione të pa gatuara të ideve që gjendet poshtë programeve të studimeve të themeluara tashmë. Por ata që kërkojnë këshillat e mia ju mungon prapavija matematikore që të ndërtojnë diçka interesante për intuitat të cilat i kanë. Unë mundohem t’i ndihmoj duke i orientuar me studimet ekzistente. Gjatë bisedave tona, unë i udhëzoj drejt literaturave relevante dhe u jap konceptet e rëndësishme. Ju jap rekomandime se çka të bëjnë pastaj, çka të mësojnë, ose se çfarë probleme qëndrojnë. Dhe ua bëj të qartë që nëse duan të konsiderohen fizikanë seriozë, nuk ka rrugë që të lejon t’i ikësh matematikës. Fotografitë dhe videot nuk bëjnë punë!
Një a dy u inatosën që nuk i quajta në sekondë “Gjeni”, por shumica e telefonuesve të mi e kanë kuptuar që nuk mund të kontribuojnë në një fushë pa u njoftuar me standardet e kualitetit të sotëm. Më tej, më thërrasin ata që kanë vullnet të investojnë në avancimin e edukimit të tyre. Pas bisedës sonë të parë, ata rezervojnë një takim tjetër. Ndonjë prej tyre edhe publikon ndonjë shkrim së shpejti. Jo një propozim të një Teorie të Gjithçkaje, por një mënyrë të re të vështrimit të efektit të njohur. Një hap i parë në një udhëtim të gjatë.
Unë nuk kisha mësuar ndonjë gjë të re në fizikë nga këto biseda, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë për atë se si komunikohet shkenca. Klientët e mi gati se ekskluzivisht i marrin informacionet e tyre nga mediat shkencore më të famshme. Shpesh, edhe keqkuptojnë gjërat esenciale në këtë proces. Njëherë dëgjova të lexohej për një artikull, si të them, për një shkumë hapësiro-kohore apo muret e zjarrta të vrimave të zeza, dhe unë mund të dalloj se nga ka ardhur ky keqkuptim. Por ata krijojnë interpretime të ndryshme që kurrë nuk do të më kishin rënë ndër mend kur shkruaj një artikull.
Një problem tipik është që në mungesë të ekuacioneve, ata projektojnë kuptimin bukfal të fjalëve si ‘kokrrat’ e hapësirë-kohës ose grimcat ‘duke bër puf’ brenda-jashtë në ekzistencë. Shkrimtarët shkencorë duhen të kenë kujdes kur shkruajnë dhe të tregojnë kur përdorin gjuhë ilustrative apo metafora. Klientët e mi lexojnë tepër shumë përmes fotografive, duke matur secilin kënd, duke analizuar secilën ngjyrë, duke numëruar secilën vizë lidhëse. Ilustratorët duhet të jenë më të kujdesshëm në atë që të cekin se çka është informacion më relevant dhe çka është liri e tyre artistike. Por mësimi më i vlefshëm që kam marrë është se gazetarët me shumë sukses ja dalin ta bëjnë të duket sikur fizika nuk është edhe aq e komplikuar sa që të gjitha lexuesit marrin bindjen se edhe ata mund ta bëjnë me shumë lehtësi. Si mund tu vëmë fajin që ata nuk dinë nëse ne kurrë nuk u tregojmë këtë?
Disa muaj kaluan, fillova punën e re, dhe nuk kisha më kohë të merren me ato telefonata. Inbox-i im ishte i stërmbushur me emailë. Me pak hezitim, postova një shkrim në Facebook duke kërkuar dikë me PhD në fizikë nëse donte të fitonte ca para me një anë. Brenda dy orëve mora disa përgjigje; ka shumë ligjërues e postdoktoratë të nën-paguar. Unë tash kam një ekip të vogël këshilltarësh në shërbimin ‘Bisedo me një Fizikan”. Asnjë prej nesh nuk fiton shumë para, dhe unë nuk besoj se do fitojmë ndonjëherë sepse tregu është shumë i vogël. Por po t’i kthej në euro-për-orë, unë kam pasur punë si shkrimtar ‘freelancer’ që kanë paguar shumë më keq.
Prapë ma thonë shakanë e zakonshme kolegët si ‘biznes këshillimi për drogaxhinjtë’, por unë nuk mendoj më ashtu për klientët e mi. Ata janë të motivuar nga dëshira e njëjtë që ta kuptojnë natyrën dhe të bëjnë kontribute për shkencën njëjtë siç jemi edhe ne. Ata thjesht nuk kanë pasur fatin ta kenë një shkollim të duhur më herët në jetën e tyre. Të njëjtën kohë, fizikanët në ekipin tim donë të ndihmojnë tjerët që të kuptojnë më shumë për shkencën dhe vlerësojnë mundësinë që aplikojnë dituritë e tyre jashtë akademisë. Duke u lidhur në dy anët, të gjithë fitojnë.
Edhe kush e di? Ndoshta ne do të jemi të parët të mësojmë Teorine e Gjithçkasë.