A mund të ndodhë që gazetarët të mbulojnë një ngjarje historike, por të mos dinë çfarë të shkruajnë?
Kështu ndodhi me ata që ndoqën vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë në emër të gazetës së tyre dhe fjalimet zyrtare të bëra gjatë asaj vizite.
Për të gjetur diçka për të shkruar, kolegëve iu desh të gërmonin midis rreshtave, midis të të pathënave dhe të këqyrnin se si lëvizi Blinken.
Kreu i diplomacisë amerikane u takua me drejtuesit institucionalë të vendit: kreun e shtetit, kreun e qeverisë dhe kreun e SPAK-ut dhe drejtues të lartë të drejtësisë (edhe pse këtë për pak kohë në mënyrë informale).
Dhe me këtë hierarki protokolli, ai dha një sinjal të fortë dhe të qartë, të shprehur nga Edi Rama, i cili shpjegoi se nëse sot edhe një anëtar i qeverisë mund të përfundojë në burg duke rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë, kjo është falë SHBA-ve.
U konfirmua edhe vlerësimi i drejtpërdrejte për kryeministrin Rama, i vendosur në solidaritetin me Ukrainën, i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë miqve dhe partnerit përtej oqeanit në mikpritjen e afganëve dhe një aleat pikë referimi në Ballkanin Perëndimor.
Një rol i ripërsëritur dhe i fortë mbi të gjitha për Kosovën, kryeministrit të së cilës Rama shfrytëzoi rastin për t’i dhënë një paralajmërim: “Kosova të mos bëjë asnjë hap në dialog pa konsultim me Amerikën”.
Sekretari i Shtetit e bëri të qartë gjithashtu Shqipëria është garantuese e sigurisë duke vënë në dukje hapjen brenda një kohe të shkurtër të bazës në Kuçovë dhe duke thënë se Pentagoni po e mendon hapjen e një bazë të dytë ushtarake në Durrës (“Ka interes”) për të forcuar një aleancë politike të konsideruar strategjike.
Dhe ky është ndoshta lajmi i vërtetë që Blinken dha gjatë vizitës së tij.
Për drejtësinë dhe për Kosovën, siç e pamë, la që të fliste kryesisht Rama, pothuajse duke e investuar në rolin e zëdhënësit.
Më në fund, sekretari amerikan nënshkroi dy memorandume përpara konferencës së shtypit: një për mbrojtjen kundër manipulimit dhe dezinformimit nga një shtet i huaj dhe tjetra për arsimin mbi programin e shkëmbimit akademik Fulbright.
Kështu duke shprehur qartë interesin e tij për brezat e ardhshëm që do ta udhëheqin Shqipërinë kur ajo të pastrohet nga rrjeta e korrupsionit në të cilën është përfshirë sot.
E thënë shkurt, duke mos thënë, Sekretari i Shtetit tha shumë gjëra.
Ah, harrova.
Një gazetar e pyeti Blinken pse ai nuk ka takuar opozitën.
“Nuk pata kohë”, u përgjigj Blinken.
Por jam i sigurt se ai në vetvete ka menduar “Cilën opozitë do të më duhej të takoja? Atë të një njeriu të cilin e shpalla persona non grata së bashku me gjithë familjen e tij?”.