Agim Ademi, lideri suprem i shkatërrimit

“Unë e pranoj pjesën time të përgjegjësisë, konsideroj se është detyra ime të jap dorëheqje”, kishte thënë Jean-Pierre Escalettes, ish-presidenti i Federatës të Futbollit në Francë në vitin 2010 në nj...
Valon Rashiti
Loading Icons...
test12

Agim Ademi, lideri suprem i shkatërrimit

Valon Rashiti
Loading Icons...

“Unë e pranoj pjesën time të përgjegjësisë, konsideroj se është detyra ime të jap dorëheqje”, kishte thënë Jean-Pierre Escalettes, ish-presidenti i Federatës të Futbollit në Francë në vitin 2010 në një deklarim për media, meqë Franca nuk kishte pasur rezultate të mira në Kampionatin Botëror.

Por, ndryshe nga Franca, në Kosovë, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka okupuar ulësen e kryetarit të FFK-së në të cilën synon të qëndrojë përjetësisht.

Së paku kështu la të nënkuptohet kur u pyet nga gazetarët gjatë këtij muaji se a do jap dorëheqje nëse Kosova nuk kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Kreu i FFK-së me doza të narcisitit u shpreh se “dorëheqje nuk jap kurrë, veç duhet nëse shkarkohem. Mos prisni”.

Pra, një person që është më pak se mediokër e ka të vështirë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që e ka pozita e tij edhe pse Kosova ka dështuar të kualifikohet në Kampionat Evropian dhe ka ngecur t’i bind shumë futbollistë t’i bashkohen Kosovës.

Ky deklarim i Ademit i cili ka qenë më herët i akuzuar nga Prokuroria për detyrim dhe shmangie nga tatimi që lidhen me Federatën e Futbollit të Kosovës, tregon njëfarë mendësie autoritare të tij dhe mosmarrje të përgjegjësisë.

Megjithatë, është a pashpjegueshme mbështetja masive klubeve të futbollit për Ademin, duke e ditur faktin që momentalisht Kosova nuk e ka asnjë stadium që i plotëson kriteret për t’u zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e klubeve gjatë këtij muajit njëzëri e pas asnjë kritikë për Ademin, miratuan raportin e punës dhe raportin financiar, derisa të hyrat e FFK-së gjatë vitit 2023 ishin 19 milionë e 65 mijë euro.

Si në shtetet komuniste, asnjë gazetar nuk u lejua të futet brenda sallës ku u mbajt Kuvendi, me arsyetimin se s’kishte vende të lira.

Pra, fatkeqësisht FFK-ja po udhëhiqet nga një njeri vetjak, i cili dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll.

Federata e futbollit është jo transparente. Ademi nuk dëshiron kritikë apo kundërshtim, pasi ata që i dolën kundër i pati eliminuar nga gara për kreun e FFK-së.

Po ashtu eshtë për të ardhur keq në Kosovë një pjesë e madhe e gazetarëve të sportit janë të heshtur kur bëhet fjalë për dështimet e skandalet e shumta të Ademit.

Intervistat e tij të rralla më shumë janë monologje, sikur ka një koordinim paraprak që mos të dalë keq para opinionit.

Veçse është fakt që në FFK mungon meritokracia, aty janë të punësuar vetëm njerëz që janë të nënshtruar ndaj Ademit dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozita të ndryshme udhëheqëse persona që nuk kanë treguar rezultate.

Shpresoj që FFK-ja në të ardhmen do të drejtohet nga një person që është i interesuar që ta bëj më transparent këtë institucion. Si tifoz i futbollit jam i mërzitur tej mase për degradimin që po ndodh.

Mos të harrojmë se biznesmeni që drejton FFK-në u rizgjedh kryetar gjatë vitit 2022 në një Kuvendin Zgjedhor të kontestuar, meqë ishte akuzuar se ka rrahur zyrtarin e FFK-së, Artan Govorin, por edhe ish-sekretarin Eroll Salihu.