Opinione / Teknologji

A mundet teknologjia e njohjes së fytyrës t’i dallojë orientimet politike?


John Naughton

Janë tri gjëra që më kanë nxitur në kryerjen e kërkimit tim shkencor.

E para është titulli: Teknologjia e njohjes së fytyrës mund të ekspozojë orientimin politik nga imazhet e fytyrave.

E dyta ishte autori, Michael Kosinski, i pranishëm dikur në Universitetin e Cambridge-it dhe tani në Stanford. Punën e tij, unë e kam ndjekur me vite të tëra.

Nxitja e tretë, ishte ajo që u botua në Scientific Reports, një nga ditarët e njohura nga Nature, i cili është padyshim një podium jo për marrëzira.

Projekti kërkimor sugjeron që teknologjia e njohjes së fytyrës, mund të gjejë me saktësi orientimin politik të individëve në lidhje me pikëpamjet e tyre, qofshin ato liberale apo konservatore.

Algoritmi i njohjes së fytyrës, analizoi imazhet e më shumë se një milion individëve. Fotot u morën nga mediat e tyre sociale, kryesisht nga Facebook-u. Këto imazhe, shërbyen për tu krahasuar me ngjashmëritë e fytyrave të tjera liberale ose konservatore.

Orientimi politik u gjet në një mënyrë të saktë , gati në 72% të atashimeve liberale-konservatore. Kjo shifër është dukshëm më e saktë se rastësia, saktësia njerëzore apo se pyetësori i personalitetit. Ky i fundit mund të arrijë saktësinë deri në 66%.

Për ato që e mendojnë teknologjinë e njohjes së fytyrës po aq të komplikuar sa plutoniumi, ky zbulim duket domethënës.

Por, unë, po prisja që kjo të sillte diskutime, sidomos për arsyen që pothuajse të gjitha shkrimet e Kosinski-t, shkaktojnë stuhi.

Në vitin 2013, një artikull i shkruar nga ai, David Stilwell dhe Thore Graepel, tregoi që vetëm pëlqimet që ne iu bëjmë njerëzve në Facebook, mund të tregojnë pafund informacione personale.

Ky informacion përfshinte orientimin seksual, përkatësinë etnike, pikëpamjet fetare dhe politike, tiparet e personalitetit, inteligjencën, lumturinë, përdorimin e substancave narkotike, ndarjen e prindërve, moshën dhe gjininë. Të gjitha këto, vetëm nga “një pëlqim” i thjeshtë në Facebook.

Më pas, Kosinki, kaloi nga pëlqimet, tek studimi i kapacitetit që kanë makineritë për të mësuar algoritmet. Në 2018-ën, ai dhe Yilun Wang, raportuan se rrjetet e inteligjencës artificiale janë më të sakta se njerëzit, për të zbuluar orientimin seksual nga një imazh i vetëm.

Dhe tani, jemi në një fazë që kemi të ndërtuar një algoritëm të mirë, për nxjerrjen e pikëpamjeve politike nga studimi i fytyrës së njerëzve.

Përgjigjet ndaj punës së Kosinski-t përfshijnë mosbesimin, zemërimin, shqetësimin dhe skepticizmin.

Puna e tij është cilësuar e “çuditshme” nga  Business Telegraph. Për ta, vepra e Kosinski-t, përfshin konceptin pseudo-shkencor të fizionomisë. E shpjeguar më thjeshtë, ajo jep idenë që karakteri ose personaliteti i një personi mund të vlerësohet nga pamja e tij.

Nga ana metodologjike, hulumtimi i Kosinski-t ka tërhequr kritikë të ndryshëm. Një nga ata është edhe kritiku i madh, Alexander Todorov, një profesor i Universitetit të Çikagos dhe një ekspert mbi mënyrën se si njerëzit e perceptojnë, vlerësojnë, dhe i japin kuptim botës shoqërore.

Në një nga shkrimet e tij kritike, ai pretendoi se studimi që ka kryer ,ka treguar “ndryshimet mes homoseksualëve dhe të tjerëve”. Kjo, vetëm duke analizuar fotot e tyre në mediat sociale. Nuk ka të bëje me tipologjinë e fytyrës, sa ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit paraqiten në fotot e tyre të postuara në mediat sociale.

Kundërshtimet më të mëdha për punën e Kosinskit, vijnë nga anëtarët e grupeve shoqërore, të cilët mendojnë se teknologjia e njohjes së fytyrës, thjeshtë përforcon dhe legjitimon paragjykimet gjinore dhe seksuale.

Ekziston edhe frika se shfrytëzimi i teknologjisë mund të çojë në diskriminim, përjashtim dhe ndoshta gjenocid, siç ka ndodhur në Kinë.

Duke botuar këto shkrime për teknologjinë e njohjes së fytyrës, Kosinski, po e bën atë të besueshme. Ai është gjithashtu shumë i vetëdijshëm për kritikat.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për këto rezultate”, shkroi ai dhe bashkautori i tij për gazetën e tyre në vitin 2018.

“Kaluan shumë kohë dhe ne akoma mendonim nëse duheshin bërë publike. Aftësia për të kontrolluar, se kur dhe kush duhet të zbulojë orientimin seksual, është thelbësore për mirëqenien dhe sigurinë e dikujt. Ne menduam se ekziston një nevojë urgjente për t’i bërë politikë bërësit dhe komunitetet e LGBTS-ë, të vetëdijshëm për rreziqet me të cilat po përballen”.

Ajo që bie në sy është manifestimi i një dileme antike: “A e gjuajmë të dërguarin apo e ndjekim mesazhin e tij shqetësues?”

Duke parë toksicitetin e teknologjisë së njohjes së fytyrës, unë nuk mendoj se ne kemi një zgjidhje. Ai që ka rëndësi në fund, mbetet mesazhi.


Lajmet kryesore