Shqipëria

Operacioni ‘Manhunt’, arrestohen dy finlandezë në kërkim ndërkombëtar


Policia e Shtetit ka përmbyllur me sukses një operacion pas arrestimit të dy shtetasve finlandezë, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet policore duke cituar bashkëpunimin me agjencitë homologe.

Operacioni i koduar “Manhunt” është zhvilluar në zonën e Lezhës.

Pas kapjes dhe arrestimit, dy personat janë futur në procedurat e ekstradimit.

Ata ishin shpallur në kërkim nën akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Efektivët e FAST Albania së bashku me oficerët e Policisë bënë të mundur kapjen e K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

“Interpol Tirana”, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore