Operacioni antidrogë në Suharekë, konfiskohen armë zjarri dhe mbi 3 kilogramë të llojit marihuanë

SHFLETO
Valon Rashiti
30.10.2022 11:11
Loading Icons...

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të shtunën në fshatin Reshan të Suharekës të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, gjatë në aksioni të thirrur “Bardhoshi 2”, derisa të dyshuarve u është konfiskuar mbi 3 kilogramë e llojit marihuanë, 105 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe tri armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit D. K., janë sekuestruar 1525.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë fals.

Ndërsa në banesën e të dyshuarit tjetër  E. H., janë sekuestruar; 711.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe një telefon celular.

“Në banesën e të dyshuarit K. P., janë sekuestruar: 688.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit extasy, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë me pesë fishekë dhe 11 fishekë tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Organet e rendit kanë njoftuar se pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.