Shqipëria

Operacion anti-drogë në Shkodër: Asgjësohen 361 bimë kanabis, në pranga 67-vjeçari


Një 67-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi është arrestuar në një operacion anti-kanabis në zonën veriore.

Teksa janë asgjësuar 361 bimë kanabis, në pranga ka rënë vetëm 1 person, në kuadër të operacionit ‘’Territor i pastër”.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet Lanej, 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore