Aplikacione

OpenAI prezanton aplikacionin ChatGPT për iOS dhe paralajmëron një version Android “së shpejti”


OpenAI ka prezantuar një aplikacion ChatGPT për iOS, duke premtuar se një version Android do të vijë “së shpejti”.

Aplikacioni është falas për t’u përdorur dhe mund të sinkronizojë historinë e bisedave me “web”.

Aplikacioni funksionin në iPhone dhe iPad dhe mund të shkarkohet nga App Store.

OpenAI ka njoftuar se fillimisht do të japë aplikacionin në SHBA dhe pastaj do të zgjerohet në vendet e tjera “në javët e ardhshme”.

Në fillim, OpenAI nuk kishte bërë publike informacionin se do të zhvillojë një aplikacion celular për ChatGPT, por duke pasur parasysh popullaritetin e jashtëzakonshëm të platformës, vendosi të krijojë një aplikacion për t’i dhënë përdoruesve mundësinë për të qenë në kontakt me ChatGPT nëpërmjet celularëve të tyre.

Megjithëse OpenAI nuk ka konfirmuar zyrtarisht numrin e përdoruesve, disa vlerësime të jashtme sugjerojnë se aplikacioni ka tërhequr 100 milionë përdorues deri në janar të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore