Pajisje

OnePlus Watch me dizajn të ri


OnePlus ka publikuar orën e saj të parë inteligjente, OnePlus Watch, në marsin e vitit 2021, por kjo u vlerësua më shumë si një gjurmues fitnesi sesa një orë inteligjente e vërtetë.

Tani, kompania ka planifikuar të publikoj pasardhësin e saj, OnePlus Watch 2, sipas një raporti nga informatori Max Jambor. Ky model pritet të vijë në vitin 2024 me një dizajn të rrumbullakët.

OnePlus Watch review: Low price and long battery life can't overcome its  many shortcomings | ZDNET

Përveç dizajnit të ri, Jambor theksoi se Watch 2 do të jetë “më i mirë,” gjë që është e pritshme për modelet e reja të produkteve.

Megjithatë, ende nuk ka një datë të përcaktuar për OnePlus Watch 2, por pritet të prezantohet më vonë në të njëjtën periudhë me modelin aktual, kështu që do të duhet të jemi të duruar për më shumë detaje në muajt e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore