Shqipëria

ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë në një vizitë kortezie


One Albania, ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit, priti në një vizitë të rëndësishme Shkëlqesinë e Saj, Presidentet e Hungarisë, znj. Katalin Novák. Ky rast historik shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes dy kombeve, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gjatë vizitës, Presidentja Znj. Novák u informua mbi veprimtarinë e One Albania, duke treguar përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe avancimit teknologjik.

Grupi që priti Znj. Presidente kryesohej nga Z. Peter Fekete, CEO i 4iG Group, kompania mëmë e One Albania.

Ne kemi privilegjin të prezantojmë ONE Albania, që e bën 4iG investitorin më të madh të huaj në vend, në një kohë kur bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve është në një kulm historik. Ne besojmë se kjo vizitë përforcon angazhimin tonë të përbashkët për të drejtuar transformimin digjital dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.”- tha z. Fekete gjatë fjalës të tij.

Zonja Presidente pati mundësinë të ndiqte nga afër zhvillimet në tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, si dhe përparimin e bërë nga One Albania në industrinë e telekomunikacioneve.

Si pjesë e vizitës, Presidentja Znj. Novák u angazhua në diskutime të hollësishme me ekipin e lartë drejtues të One Albania, duke u fokusuar në iniciativat strategjike për nxitjen e sipërmarrjes, përshpejtimin e vendosjes së infrastrukturës 5G, zgjerimin e rrjetit dhe promovimin e përfshirjes digjitale.

Këto diskutime kishin për qëllim identifikimin e mundësive të përbashkëta për të nxitur përpjekjet e digjitalizimit në Hungari dhe Shqipëri, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë të telekomunikacioneve.

Vizita e Presidentes znj. Novák ka një rëndësi të veçantë, pasi simbolizon marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe praninë e zgjeruar ekonomike të investimeve hungareze në Shqipëri.

4iG Plc, një kompani me shumicë hungareze me bazë në Budapest, Hungari është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe IT-së në Hungari dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjiitale sa I takon njohurive të të dhënave. Qasja e freskët dhe novatore e kompanisë së listuar në Bursën e Budapestit dhe pozicioni i saj si integruesi kryesor i sistemeve të IT-së në Hungari e bëjnë grupin një ofrues kryesor të shërbimeve për abonentët dhe bizneset në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një lojtar kyç në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur ndryshimet dhe nevojat e tregjeve të telekomunikacionit dhe IT-së. Grupi 4iG aktualisht punëson rreth 9,000 punonjës. www.4ig.hu

One Albania është kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend. Me rrjetin celular ultra të besueshëm 4G+ dhe infrastrukturën e fibrave, One u siguron klientëve që ata të jenë të lidhur në çdo moment dhe kudo në Shqipëri. One është rrjeti celular më i madh në Shqipëri me 1100 stacione mbulimi në mbarë vendin dhe rrjeti më i madh i fibrave në vend. Me 5,400 km fibër optike në të gjithë vendin, ne ofrojmë gjerësi brezi deri në 1 Gbit/s përmes fibrës sonë në rrjetin Fiber to the Home dhe më shumë se 10 Gbit/s për partnerët tanë ISP. One garanton nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe mbrojtjen e të dhënave për abonentët e vet, në përputhje me standardet globale. One Albania është porta kryesore në botën e internetit, duke qenë se ka lidhje me fibra nënujore me Italinë, duke siguruar lidhjen më të shpejtë dhe cilësinë më të mirë të internetit për vendin. www.one.al

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore