Lajme

Omicron: Biden blen 500 milionë komplete testimi për të trajtuar rritjen e rasteve


Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të blejë 500 milionë teste të shpejta të disponueshme për COVID-19, falas – mes masave të reja për të trajtuar variantin në rritje të Omicron.

Biden do t’i drejtohet kombit më vonë, duke u thënë njerëzve të mbrojnë veten, ndërsa sezoni i festave po afrohet.

Në zyrtar i lartë tha se do të ketë më shumë vaksina dhe më shumë mbështetje për spitalet, por nuk ka nevojë për një bllokim.

Omicron, tanimë është varianti dominues në SHBA, duke përbërë gati tre të katërtat e të gjitha rasteve të reja.

Ai u identifikua fillimisht në Afrikën Jugore muajin e kaluar, por tani është përhapur në të gjithë globin.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Edhe pse 73% e amerikanëve të rritur janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, administrata mbetet e shqetësuar për ata që nuk kanë bërë injeksione.

Shtëpia e Bardhë tha se masat që Biden po shpallte do të “zbusin ndikimin që individët e pavaksinuar kanë në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor”.

Masat kryesore, përveç blerjes së testeve, do të jetë edhe forcimi i personelit mjekësor me 1 mijë më shumë, të cilët do të vendosen në spitalet në mbarë vendin gjatë dy muajve të ardhshëm, pesëfishi i sasisë aktuale.

Një masë tjetër ka të bëjë me nisjen e vendeve të reja federale të testimit në mbarë vendin, me të parën në qytetin e New York-ut – i cili ka parë një rritje masive në Omicron – deri për Krishtlindje.

Po ashtu, edhe zgjerimi i kapaciteteve spitalore dhe shpërndarja e furnizimeve kritike.

Omicron ka krijuar shqetësim në një numër qytetesh të SHBA-ve, me njerëz në New York, Washington dhe gjetkë që qëndrojnë në radhë për teste përpara takimit me anëtarët e familjes.

Sipas agjencisë së lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, rastet e COVID-19 në SHBA janë rritur me 57% që nga fillimi i këtij muaji.

Por administrata e Biden-it këmbëngul se ka “mjetet për të kapërcyer këtë valë”, sipas zyrtarit, duke shtuar se, “nuk ka nevojë të mbyllim shkollat ​​tona, as ekonominë tonë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) ka bërë thirrje për të anuluar planet e pushimeve dhe festave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, pasi varianti Omicron i COVID-19 po merr përhapje globale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore