Lajme

Oktapodët mund ta kenë origjinën përpara epokës së dinozaurve


Shkencëtarët kanë zbuluar në Montana paraardhësin më të vjetër të oktapodëve, një fosil thuajse 330 milionë vjeçar.

Sipas tyre, besohet se krijesa ka jetuar miliona vjet më parë nga sa dihej çka nënkupton se oktapodët e kanë origjinën përpara epokës së dinosaurve.

Prej 12 centimetrash, fosili i gjetur ka 10 gjymtyrë. Dhe besohet se ka jetuar në një gji të cekët të oqeanit tropikal.

“Është shumë e rrallë të gjesh fosile të indeve të buta, përveç në disa vende”, ka thënë Mike Vecchione, një zoolog i Muzeut Kombëtar Smithsonian të Historisë Natyrore.

“Ky është një zbulim shumë emocionues”, ka vijuar ai.

Ai u zbulua në formacionin gëlqeror të Bear Gulch të Montana-s dhe iu dhurua Muzeut Mbretëror të Ontario-s në Kanada në vitin 1988.

Për dekada të tëra, fosili mbeti i anashkaluar në një sirtar, ndërsa shkencëtarët studiuan peshkaqenë fosile dhe gjetje të tjera nga vendi.

Por, më pas, paleontologët vunë re 10 gjymtyrët e vogla të mbështjella me gur gëlqeror.

Krijesa ka të ngjarë të jetë paraardhësi i oktapodëve modernë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore