Lajme

OKB: Sistemi i ndihmave në Gaza regres me dekada


Sistemi i shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës po shkon prapa “me dekada”.

Georgios Petropoulos, kreu i operacioneve në enklavën e zyrës së çështjeve humanitare të Kombeve të Bashkuara, tha për Al Jazeera.

“Jemi në pikën ku specialistët e logjistikës kanë kaluar nga të folurit për karburant dhe kamionë në të folur për foragjere dhe gomarë. Ne jemi me dekada prapa” për sa i përket “sistemeve që duhet të përdorim për të mbështetur popullin e Gazës”, tha ai.

Petropulos shtoi se Kombet e Bashkuara dinë “si të ndihmojnë njerëzit që gjenden në një luftë tragjike.

“Duhet të na lejohet ta bëjmë këtë. Ne duhet të kemi një furnizim efektiv të ndihmës, një furnizim efektiv të punëtorëve humanitarë. Duhet të kemi një sistem shëndetësor që funksionon. Ne duhet të kemi komunikim dhe duhet të kemi mbrojtje absolute të civilëve në të gjitha anët e këtij konflikti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore