Bota

OKB kërkon hetim ndërkombëtar për helmimin e Navalny-it


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara(KB), për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi helmimin e kritikut të shquar të Kremlinit, Alexey Navalny.

Agnes Callamard dhe Irene Khan thonë se helmimi i Alexey Navalny kishte qëllim të dërgonte paralajmërim për të shuar disidencën.

Agnes Callamard, ekspertja kryesore e KB për ekzekutimet pa gjyq, përmbledhjet dhe ekzekutimet arbitrare dhe Irene Khan, ekspertë për lirinë e mendimit dhe shprehjes, bënë thirrjen në një deklaratë të përbashkët të hënën.

Sipas tyre, helmimi i Navalny-it vitin e kaluar, ishte pjesë e një trendi vrasjesh të paligjshme të kritikëve brenda dhe jashtë vendit, me qëllim dërgimin e një “paralajmërimi të keq” për të shuar disidencën. Ato shtuan se provat tregojnë për “përfshirje të mundshme” të zyrtarëve të qeverisë ruse.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur në Siberi, në gusht të vitit 2020 dhe u dërgua me aeroplan në Gjermani. Provat treguan se ai ishte helmuar me Novichok, një agjent nervor i ndaluar. Rusia ka mohuar të ketë rol në ngjarje, si dhe i përgënjeshtroi gjithashtu provat në fjalë.

Pasi u rikuperua për pesë muaj në Gjermani, Navalny u kthye përsëri në Rusi, në janar të këtij viti. Me të mbërritur ai u arrestua menjëherë në aeroportin e Moskës dhe më vonë u dënua me dy vite e gjysmë burg, për shkelje të lirimit me kusht. Largim për të marrë trajtimin mjekësor.

Navalny ka hedhur poshtë çështjen kundër tij si të trilluar.

Investigim ndërkombëtar

Ekspertët kujtuan se testet e toksikologjisë të kryera në Gjermani, Francë, Suedi dhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) zbuluan se Navalny ishte helmuar me një “formë të re të agjentit nervor Novichok” të llojit që u zhvillua fillimisht nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm dhe më pas nga Rusia.

Ata thanë që substanca mund të “gjendet vetëm brenda instancave shtetërore”, gjë që shkel angazhimin e Rusisë në Konventën e Armëve Kimike.

Callamard dhe Khan i dërguan në datën 30 dhjetor një letër autoriteteve ruse. Në të lajmërohej se do të kryhej një hetimi për helmimin e Navalny-t.

“Nëse pohimet do të konfirmohen, zyrtarët rusë mund t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Kjo s për pjesëmarrjen apo urdhërimin e vrasjes në tentativë dhe për mos sigurimin e mospërfshirjes së vartësve në këto veprime”, shkruhej në letër.

Navalny u mbajt në një burg të sigurisë maksimale në Moskë, por javën e kaluar u transferua diku tjetër, pa përcaktuar se ku, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Arrestimi i tij çoi në një valë protestash, duke tërhequr mijëra njerëz nëpër rrugët e Rusisë.

Rreth 11 mijë njerëz u arrestuan. Shumë prej tyre u gjobitën ose u burgosën nga 7 deri në 15 ditë.

Arrestimi i tij ka ngritur gjithashtu tensione politike midis Moskës dhe kombeve perëndimore. Këto të fundit ndërkohë, po përgatisin sanksione shtesë kundër zyrtarëve rusë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore