Kosova

OJQ-të serbe kërkojnë që KFOR-i të vendosë postblloqe në Veri


Ilustrim

Një grumbull i Organizatave jo-Qeveritare serbe në Kosovë dhe disa aktivistë serbë të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë nëpërmjet një letre publike, të shtunën, kanë kërkuar që Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i të vendosë postblloqe “para institucioneve që ofrojnë shërbime serbëve në Veri”.

Në vlerësimin e tyre “vetëm veprimet e KFOR-it mund të sigurojnë paqen dhe sigurinë në Veri të Kosovës dhe të ofrojnë hapësirë për një dialog politik nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian”.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas këtyre organizatave e aktivistëve, “situata mund të përshkallëzohet”.

KFOR-i ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht.

Rritja e pranisë së KFOR-it mbi urën mbi lumin Ibër vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në Veri të Kosovës.

Aksioni është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore