Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë në Speciale: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma gjermane

Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch.

Altina Marmullaku
21.05.2024 13:58
Loading Icons...

Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch, ka thënë se gjatë kohës që ka qenë me mision në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kishin kapur persona që kanë veshur uniforma me flamuj të Gjermanisë e që kryenin vjedhje.

Avokatja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Nina Tavakoli, theksoi se këtyre personave iu kishin thënë që t’i hiqnin të paktën flamujt e Gjermanisë.

“Të paktën me kujtohen dy incidente që kemi arrestuar persona që po vidhnin dhe grabisnin dhe mbajë mend që ata të kenë thënë që kishin ardhur nga Shqipëria”.

“Shpeshherë ka ndodhur që ne t’i kemi kapur personat që kishin veshur uniforma gjermane me flamurin gjerman dhe iu kemi kërkuar atyre që të paktën të i hiqnin flamujt gjerman në mënyrë të tillë që ata të mos identifikoheshin më si anëtarë të ushtrisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, para tërheqjes së trupave serbe dhe pas kthimit të refugjatëve kosovar në Kosovë “kishte veprime hakmarrëse”.

“Po kam parë dhe kam qenë dëshmitari i disa prej tyre edhe vetë”.

Ndërsa shtoi se veprimet e plaçkitjes ishin kryer edhe nga ushtarët e ushtrisë jugosllave.

“Ka pasur veprime plaçkitje, me kujtohet një skenë ku përfshiheshin ushtarët e ushtrisë ish-jugosllave që po qëllonin me të shtëna në ajër dhe një komandant major gjerman i cili dinte pak gjuhën vendore dhe arriti që të qetësojë pak situatën”.

“Pra, kishte një përballje në mes pjesës shqiptare të popullsisë dhe forcave jugosllave që po largoheshin”.

Dietrich Klaus-Jensch është dëshmitari i 63-të në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

Aktuale