Sport

Oferta e Al Hilal për Mbappe-n, 200 milionë në vit – pastaj është i lirë t’i bashkohet Real-it


Al-Hilal raportohet se i ka ofruar Kylian Mbappe-s një marrëveshje të bujshme prej 200 milion euro në vit për t’iu bashkuar klubit, shkruan “DailyMail”.

Mbappe është aktualisht në mes të një kontrate të profilit të lartë me PSG-në dhe u la jashtë turneut të tyre parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Sulmuesi ka kontratë me gjigantët francezë deri në verën e vitit 2024, por ai deri më tani ka refuzuar të nënshkruajë një zgjatje në Paris me raportime që e lidhin përsëri me një kalim te Real Madrid.

Kjo ka bërë që pronarët e PSG-së të këmbëngulin se ai duhet të shitet nëse nuk mund të pajtohet me një marrëveshje të re, me klubin të gatshëm të pranojë më pak se 155 milionë funte që i paguan Monaco-s për ta transferuar atë në 2017.

Sipas asaj që shkruan mediumi i lartcekur, klubi arab, Al-Hilal – një nga katër klubet e Pro Ligës Saudite në pronësi të Fondit të Investimeve Publike – kanë bërë një ofertë mega-parash për ta transferuar atë.

24-vjeçarit thuhet se i kanë ofruar 200 milionë euro në vit në një marrëveshje dyvjeçare, e cila mund të përfshijë një klauzolë lirimi pas vitit të parë të rezervuar vetëm për Real Madrid-in.

Raporti gjithashtu thotë se ata do të paguajnë një tarifë transferimi prej 200 milion euro te PSG, e cila ka të ngjarë të kënaqë kërkesat e parisienëve për ta lënë atë të largohet.

Mbappe thuhet se nuk dëshiron një transferim në Arabinë Saudite, por nëse Real Madrid-i nuk janë në gjendje ta paguajnë kartonin e tij këtë vit, oferta e Al-Hilal mund të ofrojë një zgjidhje për të gjitha palët.

Ai ka qenë i lidhur prej kohësh me Realin, por zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me vlerë prej rreth 700 mijë eruosh në javë me PSG-në në vitin e kaluar.

Që atëherë, gjërat kanë qenë negative në Paris, me francezin që foli kundër hierarkisë dhe kërcënoi se do të largohej falas pas skadimit të kontratës së tij.

Mbappe nuk ka asnjë shqetësim për të humbur të gjithë sezonin (të qëndrojë në PSG pa luajtur fare)  edhe pse ai është kapiten i Francës dhe do të dëshironte të ruante formën e tij fizike për në Euro 2024 verën e ardhshme.

Megjithatë, kryetari i PSG-së Nasser Al-Khelaifi, kohët e fundit  insistoi se do të ishte “e pamundur” që Mbappe të largohej falas.

“Ne duam që ai të qëndrojë, por ai nuk mund të largohet falas. Kishte një marrëveshje verbale dhe ai e kishte diskutuar në një intervistë. Dhe u trondita shumë kur mësova se ai kishte vendosur të largohej falas”, kishte thënë i pari i klubit francez.

“I takon atij që të vendosë vetë javën e ardhshme, ose më së shumti në dy javët e ardhshme. Dhe nëse ai nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re, dera është e hapur”.

“Kjo është për të dhe për të gjithë të tjerët. Askush nuk është më i madh se klubi, asnjë lojtar, madje as unë. Është shumë e qartë”, kishte thënë mes tjerash Al-Khelaifi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore