Sport

Oferta angleze për Ilaix Moriba-n e Barcelona-s


Ilaix Moriba është një nga talentet më të mëdhenj që ka Barcelona, së bashku me Pedri-n dhe Ansu Fati-n. Vetëm 18-vjeç, ai vlerësohet rreth 25 milionë euro nga “Transfermarket”.

Lojtari me orgjinë nga Guinea, por i natyralizuar në spanjoll, ka edhe një vit kontratë në “Camp Nou” dhe është në pritje të rinovimit të saj, që po vonohet nga klubi blaugrana.

Kur e ardhmja e qendërmesfushorit mbetet në ajër, media rajonale angleze “Manchester Evening News” raporton se dy skuadra angleze janë vënë pas talentit të Barcelona-s.

Chelsea dhe Manchester City janë të gatshme të bëjnë oferta për talentin 18-vjeçar.

Ndër të tjera, klubet angleze mund t’i ofrojnë Moriba-s një kontratë me pagë dyfishë më të lartë se sa mund t’i ofrojë Barcelona, pra me gjashtë milionë euro në sezon.

Sezonin e kaluar, Moriba u aktivizua në 14 ndeshje në La Liga nga Ronald Koeman-i, ku arriti të shënonte një gol dhe të dhuronte tre asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore