Sipas një ankete të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), 50% e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) në Ballkanin Perëndimor e kanë ndërprerë plotësisht punën, për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020.
Këto vende, ku përfshihet dhe Shqipëria janë goditur gjatë pandemisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
82% e SME-ve kanë raportuar rënie të konsiderueshme të të ardhurave në krahasim me periudhën para pandemisë.
SME-të në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 99% të të gjitha ndërmarrjeve dhe gjenerojnë rreth 65% të vlerës së shtuar të sektorit të biznesit në ekonomi.
Ato mundësojnë 73% të punësimit në totalin e bizneseve. OECD-ja i ka bërë thirrje qeverive në Ballkan që të rrisin mbështetjen ndaj këtij segmenti të biznesit.
Humbja e papritur e kërkesës dhe të ardhurave, të shkaktuara nga kufizimi dhe masat e pandemisë pritet të krijojnë probleme për qarkullimin e parasë.
Këto zhvillime të papritura kanë ndikuar negativisht për SME-të sepse ato kanë burime të kufizuara financiare, veçanërisht në krahasim me ndërmarrjet më të mëdha, për të përballuar krizën në një periudhë afatgjatë.
SME-të varen nga komponentët e importuar dhe lëndët e para për të prodhuar produktet e tyre përfundimtare. Duke marrë në konsideratë zhvillimet ekonomike, SME-të mund të përballen me ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.
SME-të në të gjithë rajonin pritet të përballen gjithashtu me mungesa të fuqisë punëtore. Këto ndërmarrje ekonomike nuk kanë zhvilluar kapacitetet e duhura për të zhvendosur operacionet në “remote”.
Qeveritë në rajon, sipas sugjerimeve të OECD-së, kanë marrë hapa financiarë për të lehtësuar SME-të në përballimin e krizës. Këto hapa përfshijnë hua të akorduara për të mbuluar kostot operacionale të kompanive.
Kostot operacionale lidhen me mbulimin e qirave dhe rrogave të punonjësve.
Politikat ekonomike rajonale janë fokusuar në fuqizimin e reformave për forcimin e SME-ve, mbështetjen e start-up-ve dhe zhvillimin e bizneseve e-commerce./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani me homologun kroat: Dialog intensiv politik mes dy qeverive, mirënjohës për mbështetjen
-
Favorizoi djalin e Tom Doshit – Reagon Policia pas pezullimit të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë
-
Emërimet e reja në Akademinë e Shkencave janë në shkelje të ligjit, thotë Fuga
-
GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës
Lajmet kryesore
-
Rama reagon për dokumentarin e Rai 3: Emision me shpifje, u skandalizova nga qasja kriminale
-
DASH zbardh raportin e plotë për Shqipërinë – S’ka progres domethënës, probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit
-
Hasani me homologun kroat: Dialog intensiv politik mes dy qeverive, mirënjohës për mbështetjen
-
Lajçak: Në takimin e fundit u ngushtua diferenca për dinarin – pres propozime shumë konkrete në takimin e radhës