Lajme

OBSH: Ushtria ruse ka bombarduar 18 spitale në Ukrainë


Nje dhomë spitali e bombarduar në Ukrainë

Nga fillimi i bombardimeve n Ukrainë, forca të armatosura ruse kanë bombarduar 18 spitale dhe ambulanta në vende të ndryshme brenda territorit ukrainas.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 10 persona dhe 16 të tjerë janë plagosur.

OBSH i ka dënuar sulmet mbi objektet shëndetësore, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar, shkruan The Guardian.

Ushtria ruse të mërkurën ka bombarduar një spital të fëmijëve Mariupol dhe dy spitale në qytetin Zhytomyr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore