Lajme

OBSH-ja bën thirrje për korridor humanitar në Gaza


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për një korridor humanitar në Rripin e Gazës.

“OBSH-ja po bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës… nevojitet një korridor humanitar për të arritur njerëzit me furnizime kritike mjekësore”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Organizata tha se 13 sulme kanë goditur objektet shëndetësore në Gaza që nga fillimi i përshkallëzimit dhe se furnizimet mjekësore të para-pozicionuara tashmë janë përdorur.

Zyra humanitare e OKB-së thotë se katër shkolla dhe tetë objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza kanë pësuar dëmtime që nga e shtuna.

Ajo tha se pret një “mungesë të madhe” të ujit të pijshëm në Gaza për shkak të shkurtimeve të shpallura nga autoritetet izraelite.

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët pretendon se 18 ndërtesa të saj janë dëmtuar që nga sulmi i Hamasit të shtunën, duke përfshirë katër shkolla dhe tetë objekte të kujdesit shëndetësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore