Bota

OBSH: Hipotezat mbi origjinën e virusit, mbeten të hapura


Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se janë ende në shqyrtim, të gjitha hipotezat për origjinën e virusit Covid-19.

Një grup studiuesish, i udhëhequr nga OBSH-ja në Kinë, deklaruan këtë javë se, nuk po e shqyrtonin më tej çështjen nëse virusi doli nga një laborator, sepse kjo gjë duket “shumë e pamundur”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë njoftuar se do të rishikojnë gjetjet e studiuesve.

“Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se, të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme”, u shpreh Tedros.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore