Lajme

OBSH: 10 mijë pacientë kërkojnë evakuim mjekësor në Gaza


Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përshëndeti evakuimin e 21 pacientëve nga Gaza, por tha se më shumë se 10 mijë pacientë ende kanë nevojë për evakuime mjekësore.

“Bëjmë thirrje për evakuim mjekësor të lehtësuar përmes të gjitha rrugëve të mundshme, duke përfshirë Rafah dhe Karem Shalom, në Egjipt, Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe prej andej në vende të tjera ku është e nevojshme”, shkroi shefi i OBSH-së në një postim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore