Ka përfunduar numërimi i votës së përgjithshme në Komunën e Obiliqit.
Kryetari aktual i cili ka kandiduar për mandatin e tretë, Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare ka arritur të dal i pari me 48.25% ose 5 mijë e 880 vota.
Mirëpo, ai do të shkoj në raundin e dytë me Halil Thaçin nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka arritur ti marr 20.00% ose 2 mijë e 437 vota.
Asnjëri nga kandidatët e tjerë për kryetarë të kësaj komune nuk ka arritur të marr 10% të votave.
Mehmet Krasniqi nga LDK ka arritur të marr 9.43% të votave.
Goran Dançetoviç nga Lista Serbe ka arritur të marr 9.21%.
Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim ka marr 7.52%.
Xhelal Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar gjithsejtë 376 vota ose 3.09% dhe Hanefi Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës renditet i fundit në listën e kandidatëve për kryetar renditet i fundit me gjithsejtë 306 vota.
Në zgjedhjet lokale në Obiliq kanë pasur të drejtë vote 24 mijë e 539 votues por, kanë dal të votojnë 51% ose 12 mijë e 682 votues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Ndihmëssekretari i NATO-s kritikon Kosovën për “hapa të njëanshëm” në Veri, Serbisë i kërkon t’i mbajë përgjegjës autorët e sulmit të Banjës