Shqipëria

Nxiste djalin të përdorte armë zjarri, procedohet 16-vjeçari dhe shpallet në kërkim i ati


Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim babain e tij, shtetasin me inicialet O.SH. 52 vjeç.

Sipas Policisë, 52-vjeçari nxiste të birin që të përdorte armë zjarri.

16-vjeçaro mbante me vete armë të ftohta kur shkonte në mësim.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore