Nvidia konfirmoi se një pjesë e të dhënave u vodhën si pjesë e një sulmi kibernetik. “Hakerët kanë marrë kredenciale të punonjësve dhe disa informacione të Nvidia nga sistemet dhe kanë filluar ta publikojnë online,” tha kompania.
Nvidia nuk speciifkoi se çfarë është vjedhur nga sistemet e saj. Por sipas PCMag, një grup hakerash quajtur LAPSUS$ mori përgjegjësinë për sulmin. Ky grup thotë se ka marrë 1TB të dhëna.
Ata kërkojnë nga Nvidia një shumë për mos publikimin e informacionit.
Sulmit më 23 Shkurt, Nvidia tha se kishte njoftuar agjencitë ligjzbatuese dhe se ka filluar punën me ekspertë të sigurisë kibernetike lidhur me incidentin.
“Nuk kemi prova për implementimin e një ransomware e as nëse sulmi ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë,” tha Nvidia.
Edhe pse shkelja ndodhi një ditë para pushtimit rus të Ukrainës, gjë që nxiti disa të spekulojnë se sulmi mund të ketë qenë i lidhur me hakerat rusë të sponsorizuar nga shteti, Nvidia shtoi se nuk ka “asnjë provë që kjo ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë. .”
Kompania thotë se tani po punon për të analizuar informacionin që është vjedhur dhe rrjedhur më pas, por thotë se “nuk parashikon ndonjë ndërprerje në biznesin tonë ose aftësinë tonë për t’u shërbyer klientëve tanë si rezultat i incidentit“.
“Siguria është një proces i vazhdueshëm që ne e marrim shumë seriozisht në Nvidia – dhe ne investojmë në mbrojtjen dhe cilësinë e kodit dhe produkteve tona çdo ditë,” shtoi zëdhënësi i Nvidia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?