Kosova

Numri i infektuarve me COVID po rritet, Qeveria në gjumë të thellë, thotë Zemaj


Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë kur numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur dukshëm, por sipas tij, ‘’Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë’’.

‘’Për pakë ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetëra qytetarë pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë dhe situatës pandemike’’, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, sheshet publike dhe as nga aeroplani.

‘’Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore’’.

Ndërsa, brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19, derisa janë regjistruar 1 mijë e 401 raste të reja.

Sipas MSH-së, janë shëruar 1 mijë e 219 persona.

Raste aktive me Coronavirus janë 9 mijë e 408. Brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 168 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore