Sport

Numri i biletave që do të ndahen për tifozët e Inter-it dhe Manchester City-t në finalen e Stambollit


Interi dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni që do të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Olimpik Atatürk” të Stambollit.

Inter-i eliminoi rivalin e qytetit, Milan-in, në derbin e tyre gjysmëfinal të Evropës, duke arritur në një fitore 3:0 për t’i çuar në ndeshjen më të madhe të sezonit.

Rruga e suksesshme e ekipit në kompeticion i ka fituar tashmë mbi 100 milionë euro dhe fitorja në finale do t’i shtonte 4.5 milionë euro të tjera, megjithëse paratë janë një mendim i mëvonshëm në krahasim me lavdinë evropiane.

Njëjtë sikurse zikaltrit, edhe Manchester City ka arkëtuar mbi 100 milionë euro nga kjo garë, derisa në gjysmëfinale e eliminoi Real Madrid-in me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Megjithatë, Interi nuk do ta ketë të lehtë në Stamboll. Manchester City tregoi të gjithë fuqinë e tij në fitoren e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke u dukur i pandalshëm teksa arriti në një fitore prej 4:0.

Siç detajohet nga “La Gazzetta dello Sport” përmes “FcInterNews”, UEFA ka ndarë nga 20 mijë bileta për dy klubet finaliste.

Pra 40 mijë nga 76 mijë vendet e stadiumit do të jenë për tifozët ndërsa 36 mijë do të jenë bileta në disposizion për shikuesit tjerë.

Italianët nuk kanë bërë të ditur ende ndonjë detaj në lidhje me shitjet e biletave të tyre, por është e mundur që të ofrohen paketa që përfshijnë një fluturim direkt për në Stamboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore