Nuk u aktivizua në Euro 2024, shpërthen babai i Ismajlit: Tradhëti, i vodhën ëndrrën

SHFLETO

Ardian Ismajli

 

Romario Ismailaj
25.06.2024 0:13
Loading Icons...

Babai i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajlit, ka reaguar ashpër pas eliminimit të kuqezinjëve nga Euro 2024, aty ku djali i tij nuk mori asnjë minutë.

Pavarësisht se në kualifikuese Ismajli ishte titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, në Euro 2024, çuditërisht, mbrojtësi i Empoli-t nuk mori asnjë minutë.

Në një reagim të ashpër pasi Shqipëria u mund nga Spanja, babai i Ardianit, Ilmiu, e ka cilësuar si “tradhëti” dhe vjedhje “ëndrre” atë çfarë ndodhi me mbrojtësin.

“Bëhu i qëndrueshëm dhe i fortë për këtë padrejtësi, për këtë tradhëti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!”, shkruan Ilmiu në mediat sociale.

“Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…”.

“Të pabesët, tradhëtarët, u munduan ta ndalonin diellin që të mos ndriçonte, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!”.

“Zoti i shkatërroftë ata që të bënë pabesi, të bënë tradhëti sepse shumë ke besuar dhe nuk ke faj se në ballin e tyre nuk shkruante i pabesë…”.

“Ji i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”, përfundon babai i Ardian Ismajlit.