Nuk mjafton shumica në Kuvend, renditja e KED-së mandaton Marjana Seminin në Gjykatën Kushtetuese

Anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese do të jetë ish-drejtorja e Shkollës së Magjistraturës, Marjana Semini.
Lajmi u bë i ditur gjatë seancës maratonë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kandidatja mori votat e shumicës, 58 të tilla, ndjekur nga Ardian Dvorani me 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi regjistroi vetëm dy vota.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandatin në Kushtetuese.
“Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED-ja zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED-ja emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, sqaroi Bushka.
Kujtojmë që Semini është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988.
Në periudhën 1988-1997 ajo ka punuar si pedagoge e lëndës “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Semini është pedagoge në Shkollën e Magjistraturës që nga themelimi i kësaj shkolle në vitin 1997.
Për vite me radhë, ajo ka qenë Drejtore e Shkollës së Magjistraturës (2009 -2013) dhe Shefe e Departamentit të Formimit Fillestar (2006 -2009).
Semini i ka dhënë mësim gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në lëndët “E drejtë civile” dhe “Pronësi Intelektuale”.
Në vitin 1993 ka marrë gradën “ Kandidat i Shkencave në Drejtësi”, në vitin 1999 gradën shkencore “Doktor në Drejtësi” dhe në 2009 ka marrë gradën shkencore “Profesor”.
Ajo ka ndjekur kurse të ndryshme ndërkombëtare të tilla si “Shitja e të mirave”, në Programin Fullbright në SHBA, në Fakultetin Juridik në Virxhinia (1994), “ E drejtë civile e krahasuar” në Universitetin e Trentos në Itali (1995), Pronësia Intelektuale” në Toronto, Kanada etj.
Sipas jetëshkrimit të saj, Semini është eksperte në hartimin e disa ligjeve të rëndësishme në fushën e së Drejtës Civile në Shqipëri.
Ajo është autore dhe bashkëautore e disa teksteve, librave shkencorë dhe monografive si : “E Drejta e Autorit në Shqipëri (2008), “Detyrimet dhe kontratat (2003,1997), “Kontrata e shitjes në tregun e ekonomisë (1995), “Pronësia Intelektuale” (2005), “Komentar i të Drejtës Tregtare” (2004) etj si dhe është autore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
COD-i ekspozon koleksionin e rrallë të surrealistit Gjelosh Gjokaj
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë