Shqipëria

Nuk kontrolluan linjën elektrike/ Arrestohen 2 punonjës të OSHEE-së


Janë arrestuar për “Shpërdorim detyre” dy shtetas që punonin në detyrën faturist dhe elektricist pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në Shijak.

Shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore